☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.45 ▲4%
ARI 4,010 ▼1.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,348 ▲ +0% ETH $2,395 ▲ +0.45% XRP $1.3041 ▲ +0.15% SOL $103.5000 ▲ +0.07%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.45 ▲4 % ARI 4,010 ▼1.23 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.45 ▲4 % ARI 4,010 ▼1.23 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Politika

Koçi: Aktet e dhunës e kompromentuan një pjesë të protestës

Ecuria e protestave studentore dhe zhvillimet e fundit rreth tyre ishin në qendër të emisionit “3D” me Alban Dudushin, ku diskutimi u përqendrua në temën “Protesta dhe Dialogu”.

Në fjalën e tij, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, vuri në dukje se reagimi qytetar ka pësuar një ndryshim të ndjeshëm për shkak të ngjarjeve që shoqëruan manifestimet. Sipas tij, futja e elementeve të dhunshme shkaktoi një ndarje të qartë mes qëllimeve kryesore të studentëve dhe veprimeve të individëve të caktuar.

“Situata ka ndryshuar pak tani, sepse në fund të fundit aktet e dhunës e komprometuan një pjesë të mirë të protestës. Dhe mendoj që kjo ka bërë një lloj diference mes atyre që dalin në protestë se duan një republikë më të mirë, duan më shumë demokraci, duan një pushtet më të drejtë edhe më të pastër, në krahasim me ata që u futën në protestë ndoshta dhe për arsye krejt ordinere, për të plaçkitur dyqane dhe për të shkaktuar dëme të tjera”, u shpreh Koçi.

Përveç faktorëve të brendshëm, Koçi ndali vëmendjen edhe te qëndrimi i partnerëve perëndimorë, duke nënvizuar se kushtet aktuale në kontinent nuk favorizojnë investimin politik te protestat e këtij lloji.

“Nga ana tjetër mendoj që një faktor është dhe faktori ndërkombëtar. Domethënë, në situatën ku ndodhet sidomos Evropa, nuk ka asnjë lloj investimi ndërkombëtar në mbështetje të, po themi, të protestës”, deklaroi ai, duke shtuar se “pavarësisht se ka zëra ty-këtu, të cilët për arsye të rreshtimeve politike në vendet ku janë, bëjnë ndonjë deklaratë që mund të duket sikur është kundër qeverisë apo pro protestës, por në përgjithësi, për shkak të asaj që po ndodh në Francë dhe në Itali sidomos, kuptohet që është e pamundur që të kemi një mbështetje ndërkombëtare”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.