Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 30 April 2026
S&P 500 7,136 ▼0.04%
DOW 48,862 ▼0.57%
NASDAQ 24,673 ▲0.04%
NAFTA 107.23 ▲0.33%
ARI 4,593 ▲0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
₿ CRYPTO
BTC $76,248 ▼ -0.39% ETH $2,270 ▼ -0.95% XRP $1.3802 ▼ -0.11% SOL $83.8400 ▼ -0.36%
S&P 500 7,136 ▼0.04 % DOW 48,862 ▼0.57 % NASDAQ 24,673 ▲0.04 % NAFTA 107.23 ▲0.33 % ARI 4,593 ▲0.69 % S&P 500 7,136 ▼0.04 % DOW 48,862 ▼0.57 % NASDAQ 24,673 ▲0.04 % NAFTA 107.23 ▲0.33 % ARI 4,593 ▲0.69 %
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
30 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kocijancic: Kosova kodin telefonik, kompania serbe licencë për rrjetin e telefonisë mobile

Për Bashkimin Evropian, dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nuk ka lidhje me ultimatume, por me zbatimin e marrëveshjeve, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së.

“Dialogu të cilin po e lehtëson Bashkimi Evropian nuk ka lidhje me ultimatume, dhe se bëhet fjalë për atë që Kosova dhe Serbia janë marrë vesh rreth kushteve sipas të cilave Kosova do të fitojë kodin e vet telefonik, kurse kompania serbe licencën e plotë dhe juridiksion të përkohshëm për vendosjen e rrjetit mobil”, ka thënë ajo për Radion “Evropa e Lirë”.

Bashkimi Evropian ka nënvizuar Kocijançiq, mbështetet në marrëveshjen për telekomunikacion dhe planin e veprimit për të cilin Kosova dhe Serbia janë pajtuar lidhur me modalitetet e zbatimit.

“Për ne është e rëndësishme të zbatohet marrëveshja e arritur në dialog”, ka thënë Kocijançiq.

E pyetur rreth deklaratave të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, se Prishtina dhe Beogradi kanë një afat që deri në fund të javës të arrijnë marrëveshje, Kocijançiq ka përsëritur se “në dialog nuk bëhet fjalë për ultimatume, por për zbatim të marrëveshjeve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.