☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.95 ▲2.05%
ARI 4,065 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,452 ▲ +2.24% ETH $2,371 ▲ +2.69% XRP $1.3298 ▲ +2.61% SOL $102.6800 ▲ +3.03%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.95 ▲2.05 % ARI 4,065 ▼0.25 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.95 ▲2.05 % ARI 4,065 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Kodheli- Carpenter: SHBA-Shqipëri, bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Në kuadër të diskutimeve bilaterale, në fushën e mbrojtjes me SHBA-të, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli priti në një takim, Michael Carpenter, zëvendës asistent i Sekretarit të Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, bëhet e ditur në një deklaratë për mediat nga Ministria e Mbrojtjes.

Në fokus të takimit ishte situata ndërkombëtare e sigurisë  dhe kontributi i Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit.

Ministrja Kodheli, e njohu me vendimin e Shqipërisë për ngritjen e Qendrës së Ekselencës së NATO-s në vendin tonë, për të adresuar fenomenin e luftëtarëve të huaj, si dhe me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të NATO-s.

“Ne po dyfishojmë kontributin tonë në Afganistan si dhe po përmbushim të gjitha detyrimet tona në angazhimet në kufijtë lindorë të Aleancës”, nënvizoi Kodheli. Për sa i përket zhvillimeve në rajon, ministrja Kodheli përsëriti dhe një herë mbështetjen maksimale që Shqipëria i jep çdo vendi që aspiron të anëtarësohet në Aleancë. “Fakti që Mali i Zi i bashkohet Aleancës rrit faktorët e paqes dhe sigurisë”,  tha Kodheli.

Kodheli theksoi se, ky vit është përvjetori i 25-të i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA-së,  në këtë kontekst bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit të dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”.a

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.