☁️
Tiranë 9°C · Vranët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.12 ▼8.29%
ARI 4,071 ▲3.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,304 ▲ +3.1% ETH $2,421 ▲ +5.46% XRP $1.3065 ▲ +1.91% SOL $94.9500 ▲ +1.35%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.12 ▼8.29 % ARI 4,071 ▲3.31 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.12 ▼8.29 % ARI 4,071 ▲3.31 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
05 Nën 2026
Breaking
Politika

“Kohë kritike për reformën në drejtësi”, ambasadorja Yuri Kim në GJKKO: Kriminelët po e ndjejnë presionin, ju duhet të rezistoni

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me gjyqtarët e posaçëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit këtë të mërkurë.
Ambasadorja i përgëzoi gjyqtarët për punën, veçanërisht në situatën kur Gjykata nuk është plotësuar ende me 16 gjyqtarët e nevojshëm dhe ka një numër gjithnjë e më në rritje të çështjeve, ndërsa theksoi se është kohë kritike për reformën në drejtësi.

Ajo u shpreh se kriminelët po e ndjejnë presionin, ndërsa ata duhet të rezistojnë pavarësisht situatave.

Takimi vjen vetëm pak ditë pasi ambasadorja amerikane shkroi në Twitter se ka përpjekje në vend për të joshur e frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë.

E dërguara e Washtingtonit në Tiranë i dërgoi një mesazh politikës shqiptare për të qëndruar larg punëve të drejtësisë, e të heqin dorë nga shantazhi prokurorëve që kanë nën hetim subjekte që vijnë nga politika.

Ajo paralajmëroi se veprimet e atyre që tentojnë të minojnë punën e reformës në drejtësi, nuk mbeten pa u mbajtur shënim.

Në kushtet kur herë pas here anatemohet reforma në drejtësi, ambasadorja Kim thotë se “gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integrite”.

Postimi i ambasadores Yuri Kim

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.