Ekonomia

Koka: Moratorium 10-vjeçar për pyjet

Moratorium 10-vjeçar për pyjet do të kërkojë ministria e Mjedisit. Kështu tha kreu i këtij institucioni Lefter Koka në prezantimin e strategjisë për menaxhimin e zonave të mbrojtura.

“Moratorium 10-vjeçar të pyjeve. Mos harrojmë që kemi situatë të trashëguar ku kontributi në pyje është gati ineksiztent. Çdo reformë që ndërmorrëm dha rezultatet e veta, po abuzuesit akoma janë prezent. Do marrim masa ekstreme, kemi konsideruar të gjitha rekomandimet e grupeve të interesit. Kemi histori suskesi në moratoriumin e gjuetisë dhe besoj se mund t’i shpëtojmë pyjet dhe është mbrojtje e dyfishtë dhe për zonat e mbrojtura”, tha ministri Koka.

Qëllimi i strategjisë së menaxhimit të zonave të mbrojtura tha më tej Koka është turizëm në 365 ditë. “Turizëm në 365 ditë është synimi ynë madhor. Fokusi duhet të jetë në zhvillimin e aktiviteteve të qëndrueshme të zonave të mbrojtura dhe rritjen e mirëqënieës së qytetarëve lokalë. Ngritja e nivelit të shërbimit cilësor do të bëjë që qytetarët të zgjedhin këto zona”, vijoi Koka.

Ministri tha se synimi dhe kryefjala e ligjit të ri për zonat e mbrojtura është rimenaxhimi i tyre, ndërsa bëri të ditur se janë dhe katër zona që nuk bëjnë pjesë ende në këtë rrjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button