“Kokë më kokë” për Presidencën/ Trump akuza për vjedhje votash. Biden: Kur të gjithë votat të numërohen, do jemi fituesit
Akuzat i vazhdoi me mesazhe të njëpasnjëshme në Twitter: “ Mbrëmjen e djeshme isha ne krye ne disa shtete, shpesh edhe në mënyrë shumë solide, e thuajse në të gjitha zonat që kontrollonin demokratet. Pastaj, njëra pas tjetrës, nisën të zhduken si me magji teksa numëroheshin vota surprizë. Shumë e çuditshme; ata që bëjnë sondazhe e kanë kuptuar krejtësisht dhe historikisht gabim”, ka shkruar presidenti.
Ndërkohë kandidati Demokrat Joe Biden ka bërë një hap të rëndësishëm drejt fitores zgjedhore në Shtetet e Bashkuara. CNN raporton se Biden ka fituar shtetin e Uiskonsin, një nga shtetet kyçe që ishin fituar në zgjedhjet e fundit nga presidenti Donald Trump.
Biden ka fituar me 49.4% 48.8% me më shumë se 20 mijë vota diferencë. Shteti verior vlen 10 vota elektorale, që i çojnë në 237 ato të Biden kundër 213 të Trump, dhe i japin demokratit një mundësi të artë për t’ u shpallur president.
Skuadra e fushatës së presidentit Donald Trump ka filluar mbledhjen e fondeve një ditë pas zgjedhjeve për të nisur betejën ligjore kundër rezultatit të zgjedhjeve, pasi vetë presidenti ka hedhur dyshime mbi të me javë të tëra para ditës së zgjedhjeve.
Pjesëtarët e fushatës së Trump kanë nisur 6 emaile që prej mesnatës, duke kërkuar para. Në kërkesë është shkruar specifikisht që demokratët po përpiqen të “vjedhin” zgjedhjet. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë dëshmi që në shtetet ku po zhvillohet beteja për votat e Kolegjit Zgjedhor të ketë parregullsi.
Gjatë një tubimi në Kenosha, Uiskonsin, një ditë para zgjedhjeve, Tump tha se avokatët e tij do të luftonin fort për votat.
Rinumërimi i votës në shtete të ndryshme të SHBA
Kryetari i i ekipit elektoral të Presidentit Trump tha se do të kërkojë rinumërimin e votave në Uiskonsin. “Presidenti është brenda kufirit të lejueshëm për të kërkuar rinumërimin dhe do ta bëjmë këtë menjëherë,” u shpreh zëdhënësi Bill Stepien.
Kryetari i i ekipit elektoral të Presidentit Trump tha se do të kërkojë rinumërimin e votave në Uiskonsin. “Presidenti është brenda kufirit të lejueshëm për të kërkuar rinumërimin dhe do ta bëjmë këtë menjëherë,” u shpreh zëdhënësi Bill Stepien.
Ja se si funksionon rinumërimi i votave në shtetet me rezultate të afërta në këto zgjedhje:
NEVADA nuk ka rinumërim automatik votash, por një kandidat i cili ka humbur, mund të kërkojë rinumërim, pavarësisht nga përqindja e humbjes. Rinumërim duhet të kërkohet brenda tre ditësh pasi të ketë përfunduar numërimi i votave. Paguan kandidati që kërkon rinumërimin.
UISKONSIN nuk ka rinumërim automatik votash, por mund të kërkohet një rinumërim i plotë ose i pjesshëm nëse përqindja e humbjes është më e vogël ose e barabartë me 1 përqind. Kërkesa duhet të bëhet në ditën e parë pas numërimit të votave. Paguan kandidati që kërkon rinumërimin, nëse përqindja është më shumë se 0.25 e votës së përgjithshme.
MIÇIGAN ka rinumërim automatik. Rinumërimi kërkohet nëse diferenca është më pak ose e barabartë me 2,000 vota. Kërkesa për rinumërim duhet të bëhet brenda 48 orësh pas përfundimit të numërimit të votës. Paguan kandidati që kërkon rinumërimin.
PENSILVANIA ka rinumërim automatik. Rinumërim është automatik nëse diferenca e fitores është më e vogël ose e barabartë me 0,5 përqind. Dy mënyra të tjera për kërkimin e rinumërimeve janë: kërkohen nënshkrimet e të paktën tre votuesve që vërtetojnë një gabim në numërimin e votave dhe shkohet në gjykatën e shtetit ku ngrihet padi që pretendojnë mashtrim dhe gabime në procesin e votimit.
Biden: Kur të gjithë votat të numërohen, do jemi fituesit
Kandidat demokrat për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, Joe Biden shpalli deklaroi se ndonëse numërimi nuk ka përfunduar, ai dhe ekipi i tij kanë bindjen se do të sigurojnë votat e nevojshme për Shtëpinë e Bardhë.
“Më shumë amerikanë kanë votuar se në të gjithë historinë e vendit. Është e jashtëzakonshme. Nëse keni pasur dyshime. s’duhet të keni më. Vullneti I popullit eshte ai qe e vendos se kush do te jete president. Pas nje nate te gjate numerimi, eshte e qartë se do të fitojmë mjaftueshëm shtete. Nuk jam këtu për t`iu thënë se kam fituar, por kur të përfundojë numërimi jemi të bindur se do të fitojmë. Në Michigan kryesojmë me vota dhe po diferenca po shtohet. Ndjehem mirë për Pensilvaninë. Po fitojmë 78% të votave në Pensilvani. Jam krenar për fushatën tonë. Në të kaluarën, vetëm tre fushata kanë rrëzuar një president në detyre, e dashtë Zoti, unë do të jem I katërti. Kjo është arritje e madhe, ka qënë fushatë e gjatë dhe e vështirë. Por më e vështirë është koha që ka kaluar vendi ynë. Sapo zgjedhjet të mbarojnë, duhet ta lënmë pas fushatën dhe të dëgjojmë dhe respektojmë njëri-tjetrin. E di që s’do jetë e lehtë, nuk jam naiv. Por për të bërë përpara nuk duhet t`I trajtojmë kundërshtarët si armiq. Ajo që na bashkon është më e madhe se ajo që na ndan. Bëra fushatë si demokrat, por do të qeveris si president amerikan, si kryetar I një vendi që I përfaqëson të gjithë. Kjo nuk do të jetë vetëm fitorja ime, por një fitore për popullin amerikan, për demokracinë e për Amerikën”, tha Biden.
Me heret, zyrtarë të fushatës së kandidatit demokrat, Joe Biden, thanë se janë të gatshëm të përballen me presidentin Donald Trump, nëse ai dërgon në Gjykatën e Lartë kërkesën për ndërprerjen e numërimit të votave.Nëse ndodhë një gjë e tillë “ne i kemi ekipet ligjore të gatshme për t’i rezistuar kësaj përpjekjeje,” tha menaxherja e fushatës së Biden, Jen O’Malley Dillon.