ParlamentarePolitika

Kokëdhima: Sali nuk je plak i lartë, në zonën time do humbësh 5-0. Berisha: Ti byrazer i pedofilit famoz

Në seancën e sotme të Kuvendit replika dhe debate ka pasur mes dy deputetëve, Koço Kokëdhimës nga PS-ja dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

kokedhimaDeputeti Kokëdhima i ka dhënë sot përgjigje akuzave të bëra një ditë më parë nga opozita për kontratat e ish-kompanisë së tij Abissnet, duke thënë se nuk ka bërë asnjë kontratë me asnjë institucion shtetëror që nga koha kur u bë deputet.

Ndërsa duke iu drejtuar Berishës, Kokëdhima tha se ai ka qënë gjithnjë ziliqar për pasurinë e tij, madje e ka sulmuar për këtë.

“Nuk kam dashur të harxhoj kohën duke u marrë me skena konfliktualiteti. Koha ime është e çmuar tani që jam deputet, është e destinuar për punët e popullit. Dje u informova për shpifjen e radhës të Saliut dhe të të tijve. Saliu ka konsumuar më shumë se 25 orë diskutime në këtë foltore dhe kushedi sa kilometra rreshta në gazeta e rrjete sociale. Unë jam pasuruar nën qeverinë e Saliut dhe Fatosit duke qënë përherë kundërshtar i tyre. Më luftuan me gjithcka që deshën, se e urrenin sipërmarrjen, me luftuan si botues por unë ju qendrove besnik publikut. Asnjëherë s’më mposhtëet dot. Ti erdhe në pushtet i varfër dhe i thirre edhe të tutë për tu pasuruar. Unë erdha në politikë i pasur, jo për tu bërë pasur për vete, por për popullin e sipërmarrësit. Unë nuk kam frikë nga askush, ti po ke frikë ndaj je këtu”.

Më tej deputeti i qarkut të Vlorës sqaroi se, “Abissnet kompania që un drejtoja ka pranuar fonde, unë jam krenar për të, është vepër e një pune dhe djerse të mbi 16 viteve e qindra të rinjve dhe të rejave të talentuar të Shqipërisë. Ju shpërndani informacione që Abissnet ka përfituar 150 herë financime nga buxheti i shtetit. I kam të gjitha këtu dokumentet. Që nga dita që jam shpallur deputet dhe deri kur kjo kompani është shitur nga unë nuk kam bërë asnjë kontratë me asnjë institucion shtetëror dhe njësi të pushtetit vendor. Me jepni një dokument të vetëm që të vërtetoni që është bërë në kohën kur u shpalla deputet. Këto për të cilat flisni ju janë nënshkruar të gjitha përpara se të shpallem deputet”.

Në kundërpërgjigje, Berisha e akuzoi Kokëdhimën se kompaninë Abissnet ia shiti kryefinancierit, ndërsa nuk nguroi të përmendë edhe sekretarin e deputetit në zyrën e Sarandës, Agron Canen, të akuzuar për pedofili.

“Dua ti them byrazerit të Agron Canes, pedofilit famoz që shiste vende pune me seks ndaj fëmijëve,e bashkëpunëtorit dhe vëllaut shpirtëror të Edi Ramës, Koço Kokëdhima, dua ti them zotit Koço që i kursen kohë parlamentit ja c’më shkruan një punonjës i yti: Dua tju vën ë diejni se aksionet e Abisnetit ia ka shitur kryefinancierit të tij”. Ti e ke marrë atë mandat për të mbrojtur krimet e shëmtuar që ke kryer në mjedis, sarajet që kë bërë në bregdet pallatet që ke bërë. Edhe ligji i legalizimit të apartamenteve në bregdet u bë për të legalizuar kullat e Koços në Himarë”, – tha Berisha.

Më tej Berisha pretendoi të jetë përgjuar, duke thënë se askush nuk mund ta ndihmojë.

“Më kanë vendosur zhurmues,por nuk ka zhurmues që mund të ndalojë fjalën time. Dëshpërimi i madh në radhët tuaja që kur imagjinoni të më vini gjurmues. Juve ju përmbys Facebook, aty flet e vërteta, aty në tribunë është. Ju keni hyrë në bunker”, akuzoi më tej Berisha.

Koco Kokëdhima më tej i tha Berishës se në zonën e tij do humbë 5 me zero, ndërsa e etiketoi edhe si plak jo të lartë.

“Nuk më zë turpi për shkeljet që mund të bëjë ndonjë punonjës i imi kudo që të jetë, nuk kam as detyrim ligjor të pyes Saliun kujt tija shes pasuritë, do ja shes kujtdo që më intereson. Ti ke dështuar Sali, këtë e di gjithë dynjaja, nuk dal nga politika se e thua ti, ti do ikësh shpejt ,unë do jem këtu për shumë kohë. Në zgjedhjet e 21 qershorit në zonën time do humbësh 5-0. Unë nuk bie në moçalin tënd. Një etiketim e ke hak, Sali nuk je plak i lartë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button