Politika

Kolonel Hadushi: Ngjarja në Spanjë flet për domosdoshmërinë e reformimit të FA

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar sot me anë të një deklarate për shtyp të Kolonel Flamur Hadushi mbi ngjarjet e fundit, ku një pjesëtar i Forcës Ajrore humbi jetën gjatë angazhimit në një aktivitet kriminal.

helikopteri1“Ngjarja ku gjeti vdekjen major Sokol Feka është një ngjarje e rëndë, e cila flet për domosdoshmërinë e reformimit të thellë që kemi ndërmarrë në të gjitha nivelet e drejtimit të FA”, tha Hadushi.

Sipas tij, kjo, “është një ngjarje që flet po ashtu për rëndësinë e zbatimit të rregullave dhe procedurave për daljet jashtë vendit të personelit ushtarak si dhe nevojën që të rrisim më tej integritetin e të gjithë efektivëve tanë”.

“Ky rast nuk mund të hedhë poshtë punën e personelit të Forcës Ajrore për realizimin e misionit të saj kushtetues, për sigurimin në bashkëpunim me NATO të sovranitetit ajror, të krijimit të kapaciteteve të vëzhgimit ajror, mbështetjen e strukturave të tjera të Forcave të Armatosura dhe veçanërisht në mbështetje të drejtpërdrejtë të popullit, në përballimin e emergjencave civile”, theksoi Hadushi.

“Gjatë kryerjes së këtij misioni, personeli i Forcës Ajrore, veçanërisht personeli pilot dhe teknik, ka treguar shpirtin e vetëmohimit dhe sakrificës, duke sfiduar me profesionalizmin e tyre, kushtet ekstreme të motit, ditën, natën si dhe mbështetjen e trajtimin që ato kanë. Për kryerjen e këtij misioni ata angazhohen dhe zhvillojnë çdo ditë një program të ngjeshur fluturimi në përputhje me programet dhe standardet që aplikojnë vendet e NATO”, dekaroi Kolonel Hadushi.

Por, vijoi Hadushi, “po ashtu askush, nuk ka të drejtën morale të ngrejë gishtin e akuzës ndaj gjithë Forcave të Armatosura dhe efektivave të saj, për shkak se një pilot i efektivëve tanë u gjet i përfshirë në veprimtari të paligjshme jashtë kufijve të vendit”.

Kolonel Hadushi bëri thirrje që raste të tilla sporadike të mos përgjithësojnë punën e përditshme dhe sakrificat e personelit të Forcave të Armatosura dhe që askush, të mos keqpërdorë veprimtarinë e FA në funksion të trajnimit, stërvitjes dhe ruajtjes së gatishmërisë luftarake.

Ky, theksoi Kolonel Hadushi, “është reagimi i fundit i shtabit të përgjithshëm për këtë çështje”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button