Bota
Kolumbi, sekuestrohen 5 ton kokainë
Më shumë se 5 ton kokainë janë sekuestruar nga Marina ushtarake e Kolumbisë përgjatë bregut të Paqësorit të vendit amerikano-latin.
Me anë të një komunikate, Marina thotë se kjo është sasia më e madhe e sekuestruar ndonjëherë në rajonin e Paqësorit në dy vitet e fundit.
Mësohet se në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe agjentë amerikanë të anti-drogës.