🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 20 Nëntor 2026
S&P 500 6,970 ▼2.87%
DOW 48,523 ▼1.17%
NASDAQ 22,848 ▼4.32%
NAFTA 82.87 ▲0.52%
ARI 3,518 ▼4.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $58,558 ▼ -6.36% ETH $1,608 ▼ -9.29% XRP $0.8957 ▼ -7.41% SOL $68.2300 ▼ -7.33%
S&P 500 6,970 ▼2.87 % DOW 48,523 ▼1.17 % NASDAQ 22,848 ▼4.32 % NAFTA 82.87 ▲0.52 % ARI 3,518 ▼4.54 % S&P 500 6,970 ▼2.87 % DOW 48,523 ▼1.17 % NASDAQ 22,848 ▼4.32 % NAFTA 82.87 ▲0.52 % ARI 3,518 ▼4.54 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Kosova

Komandanti i KFOR-it i informon vendet e DECI-t për situatën e sigurisë në Kosovë

Në takimin e 14-të të Nismës për Bashkëpunim në Mbrojtje (DECI), të shefave të mbrojtjes, të mbajtur sot në Tiranë, komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Roberto Vergori, i informoi vendet anëtare të DECI-t për rolin e misionit në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Komandanti i KFOR-it paraqiti një pasqyrë të situatës aktuale të sigurisë në Kosovë, si dhe të aktiviteteve të përditshme të misionit, duke theksuar se ato bazohen në prioritetet e tij të reja operacionale.

Ai bëri të ditur se KFOR-i po vazhdon të optimizojë pozicionimin e forcave për të siguruar që misioni të mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e detyrave të tij. Ai shtoi se ky proces është gradual dhe bazohet në kushtet në terren, si dhe mund të kthehet në gjendjen e mëparshme nëse zhvillimet që mund të ndikojnë negativisht në sigurinë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal e bëjnë të nevojshme një gjë të tillë.

Gjeneralmajor Vergori ritheksoi se KFOR-i mbetet i përqendruar në zbatimin e mandatit të tij afatgjatë, të bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe të lirisë së lëvizjes.

“KFOR-i e kryen këtë detyrë në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si institucione përgjegjëse për reagimin ndaj çështjeve të sigurisë”, njofton KFOR.

DECI, e themeluar në vitin 2012 nën udhëheqjen e Italisë, është një mekanizëm rajonal për bashkëpunim strategjik dhe ushtarak ndërmjet vendeve të rajonit të Adriatikut dhe Ballkanit Perëndimor. Ajo ofron një platformë për diskutimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, forcimin e bashkëpunimit dhe promovimin e qasjeve të përbashkëta në mbështetje të stabilitetit rajonal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.