Kombëtarja, trajneri Maran: I lumtur për paraqitjen e ekipit
Debutim me fitore për Rolando Maran si trajner me Kombëtaren kuqezi në ndeshje zyrtare, 2-0 përballë Bjellorusisë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.
“E prisja, jemi të lumtur. I lumtur për paraqiten e ekipit. Lojtarët prezantuan atë që kemi zhvilluar në stërvitje. Jam i lumtur që tifozët tonë e panë skuadrën të luante mirë”.
“I surprizuar nga Bjellorusia?. Jo, nuk jam. E dinim që ishte e vështirë. Ka pasur gjashtë ndeshje me rezultat pozitiv. Patëm vështirësi në fillim, por arritëm me kalimin e kohës që të gjenim vetveten”.
“Nëse mund të evidentoj një lojtar? Kur luan kështu mirë, vështirë të gjesh lojtarin më të mirë. Mendoj se duhet të vlerësohet shpirti i skuadrës dhe sakrificës. Të gjithë lojtarët e kanë bërë shumë mirë”.
“Muçi, një pikë reference? Është një lojtar me kualitet të madh. Nuk mendoj se duhet të kemi vetëm një lojtar si pikë reference”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.