Manaj: Rëndësi ka fitorja e ekipit, nuk ka rëndësi se kush bën gol
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj ka folur për FSHF.TV pas fitores 2-0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen hapëse të Nations League.
“Besoj se zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë dhe pjesën e dytë kishim kontrollin e topit. Vetëm 5 minutat e para patëm një si “black out”, por është normale. Besoj se trajneri kishte përgatitur shumë mirë ndeshjen edhe shyqyr që arritëm fitoren. Tani kemi ndeshje me San Marinon (2) dhe Finlandën dhe ishalla e mbyllim me 12 pikë.
E ndjeja veten shumë mirë. Pjesën e parë mbajtëm ekipin lart me presing. Pastaj varet shumë edhe nga kundërshtari që ke, se ka ekipe të forta që edhe po ti presosh prapë së prapë dalin. Kështu që duhet ta mendosh ndryshe ndonjëherë, duke pritur.
Nuk është se s’do të bësh gol, por të rish kompakt që të mos na përçajë. Këtë rast shënoi Asllani, jam i kënaqur. Rëndësi ka fitorja e ekipit, nuk ka rëndësi se kush bën gol. tani kemi ndeshjen tjetër të shohim”, ka thënë Manaj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.