🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.81 ▲1.4%
ARI 3,912 ▼1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,019 ▼ -1.25% ETH $2,270 ▼ -0.7% XRP $1.2562 ▲ +0.63% SOL $92.4100 ▼ -1.82%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.81 ▲1.4 % ARI 3,912 ▼1.46 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.81 ▲1.4 % ARI 3,912 ▼1.46 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

KOMENT – Kroacia po i bllokon Malit të Zi rrugën drejt anëtarësimit në BE

ROMË, 28 korrik /ATSH-ANSA/ – Mali i Zi kryeson listën e vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ka një pengesë që po i bllokon rrugën dhe kjo është Kroacia.

Zagrebi ka vendosur një sërë kushtesh për dhënien e pëlqimit të tij për përparimin e Podgoricës, duke bllokuar negociatat me Brukselin për Kapitullin 31, i cili ka të bëjë me Politikën e jashtme, të Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

Që në vitin 2024, Zagrebi kishte ngritur zyrtarisht mospëlqime duke kundërshtuar një rezolutë të miratuar nga Parlamenti i Podgoricës mbi gjenocidin e serbëve në kampin e shfarosjes fashiste ustashe në Jasenovac gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Duke prekur një çështje të ndjeshme, Kroacia e konsideron këtë veprim politik si një provokim të nxitur nga Beogradi.

Sipas të përditshmes serbe ”Blic”, një raport i publikuar edhe nga ”Serbian Monitor”, Kroacia i ka kërkuar Malit të Zi të ndërmarrë hapa vendimtarë deri në fund të vitit për gjashtë çështje dypalëshe të pazgjidhura në mënyrë që të sigurojë dritën jeshile për vazhdimin e negociatave me BE-në.

Zagrebi po kërkon që Mali i Zi t’u paguajë kompensim ish-të burgosurve kroatë të mbajtur në kampet malazeze të të burgosurve të luftës dhe që të vazhdojë kërkimin për 14 personat që ende listohen zyrtarisht si të zhdukur nga Lufta Kroate e Pavarësisë (1991-1995), ndjekjen penale efektive të krimeve të luftës, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi pronën e konfiskuar nga familjet kroate, demarkacionin e kufijve detarë dhe kthimin e anijes stërvitore ”Jadran” si dhe ruajtjen e pllakës përkujtimore në vendin e ish-kampit Morinj në Mal të Zi, ku qindra kroatë u burgosën nga viti 1991 e tutje.

Pavarësisht pengesave të vendosura nga Kroacia, Mali i Zi po vazhdon punën e tij teknike me institucionet evropiane dhe ende konsiderohet të jetë në pozicionin kryesor.

Në mesin e korrikut 2026, Podgorica arriti të mbyllë përkohësisht dy kapituj të tjerë të rëndësishëm, duke e çuar totalin në 18 kapituj të mbyllur nga 33./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.