Bota

Koment: Lojё e lehtё pёr Vladimir Putinin

Njё evenet ritual nё Moskё, transmetohet ҁdo vit drejtpёrdrejtё nё mbarё vendin: Konferenca e shtypit e presidentit rus. Kjo flet shumё si pёr vet presidentin rus, ashtu edhe pёr gazetarёt mendon Miodrag Soric.

Pjesёrisht konferenca e shtypit u zhvillua si nё njё takim tё madh familjar nё mbrёmjen e shenjtё: gjyshi tregon pёr tё kaluarёn, shjegon politikёn aktuale botёrore, e nё pёrgjithёsi ёshtё nё humor tё mirё. Kur atmosfera pёr njё kohё tё shkurtёr prishet, kjo ndodh vetёm prej kushёrinjve qё shtronjё disa pyetje tё bezdisshme, por qё gjyshi ua kthen pёrgjigjen me sovranitet.

Ështё fjala pёr konferencёn vjetore tё pafund tё shtypit tё presidentit rus. Por shumica e atyre qё shtruan pyetje nё rastin mё tё mirё ishin thjeshtё pёrmendёs tё temave thelbёsore. Lufta nё lindje tё Ukrainёs, ҁёshtja e Krimesё apo tema e korrupsionit nё orёn e parё as qё u pёrmendёn. Shumё mё vonё tek-tuk pati ndonjё pyetje kritike. Sidoqoftё gazetarёt nuk kishin mundёsinё tё formulonin pyetje kritike shtesё, por vetёm duhej tё mjaftoheshin si tё kёnaqur me pёrgjigjen e presidentit.

Njё konferencё shtypi si njё operetё

Konferenca e shtypit rrezikoi tё degjeneronte nё njё operetё kur njё zotёri i moshuar nga Murmansku nisi tё referojё pa pushuar pёr ҁmimet e peshkut e nuk la askёnd qё ta merrte fjalёn, madje as vet Putinin. Si kishte ardhur drejtori i njё fabrike peshku nё kёtё konferencё shtypi? Kush e kishte lejuar atё benda? Pёrse e lanё atё tё flasё kaq gjatё? Por edhe nё kёtё rast presidenti e qetёsoi mysafirin e indinjuar duke u pёrgjigjur se: po ai e sheh njёlloj problemin me ҁmimet e peshkut. Mesazhi qё mori publiku milionёsh i televizionit ishte: “presidenti ynё ёshtё nё diejni edhe pёr kёtё temё dhe ka gjithҁka nёn kontroll.”

Nё sallё papritur e mori fjalёn edhe Xenia Sobtschak, rivalja e tij nё zgjedhjet presidenciale pranverёn e ardhёshme, ajo nuk foli si politikane, por si bashkёpunёtore e jashtme e televizionit “Doschd”. Sobtschak, e cila mban njё model flokёsh me gёrsheta ngjashёm si Julia Timoschenko in Kiev, e sulmoi presidentin ashpёr. Por ashtu si edhe tё tjerёt nё konferencёn e shtypit ajo nuk pati mundёsi pёr pyejtje shtesё. E kёsisoj Putin iu kundёrvu sulmit duke theksuar, se nёse ai nuk rizgjidhet vendin e kёrcёnon kaosi politik, pёrshtjellmet, pothuajse po nё atё gradё si edhe aktualisht nё Ukrainё. Edhe kёtu sёrish njё sinjal nё adresё tё zgjedhёsve: ose unё ose kaosi!

Reklamё pёr kandidatin nё luftёn elektorale

Nё kёtё mёnyrё konfereca vjetore e shypit degjeneroi nё njё veprimtari reklame pa shpenzime pёr kandidatin pёr president Putin. Mbajtёsi i postit nuk kishte asgjё tё re pёr tё thёnё. Ndёrsa pёr pjesёmarrёsit e huaj edhe gjёrat e vjetra qё dihen mund tё kenё efekt provokues: Rusia nuk ka trupa tё vetat nё Ukainё; amerikanёt janё vet fajtorё, qё konflkti me Korenё e Veriut nuk po avancon; kundёrshtarёt e Trumpit e deformojnё tё vёrtetёn dhe dёmtojnё vendin e tyre; procesi i Minskut nuk ёshtё efektiv sa duhet. E po, disa sportistё rusё kanё marrё doping – por sportistёt nё botёn e jashtmё po ashtu bёjnё tё njёjtёn gjё e megjithatё lejohen tё shkojnё nё Lojёrat Olimpike. Sёrish akuza tё shprehura tёrthorazi: Perёndimi i dёnon vetёm sportistёt rusё nga Lojёrat Olimpike Dimёrore nё Kore, pёr tё dёmtuar Putinin.

Bilanci ёshtё sa domethёnёs aq edhe pёr tё tё ardhur keq, pёr mёnyrёn se si e kuptojnё ndёrkohё gazetarёt rusё punёn e tyre: ajo tё kujton kohёt sovjetike, kur ata duartrokisnin pas fjalёs sё presidentit tё tyre. Vetёm pak prej tyre duken tё jenё tё vetёdijshёm, qё ata nuk janё krahu i zgjatur i qeverisё, por ata qё duhet tё kontrollojnё dhe tё zbulojnё problemet. Kёsisoj Putin edhe nё konferencёn e sivjetme tё shtypit pati katёr orё argёtuese. Njёsoj si gjyshi pёr Krishtlindje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button