Komisioneri Antonijeviç ndjehet keq në transmetim të drejtpërdrejtë, ndërpritet programi i mëngjesit në TV Prva
Komisioneri për Mbrojtjen e Barazisë, Milan Antonijeviç, u ndje keq mëngjesin e së dielës gjatë paraqitjes në programin e mëngjesit të TV Prva-së. Programi u ndërpre, ndërsa drejtuesi njoftoi se urgjenca ishte nisur dhe se gjendja e tij ishte përmirësuar.
Komisioneri për Mbrojtjen e Barazisë në Serbi, Milan Antonijeviç, u ndje keq mëngjesin e së dielës gjatë paraqitjes si mysafir në programin e mëngjesit të televizionit Prva, raporton Nova.rs.
Sipas raportimit të Nova.rs, Antonijeviçi po fliste për tema nga fusha e tij e veprimit dhe për zgjedhjet presidenciale, ndërsa mysafir tjetër në studio ishte lideri i lëvizjes “Kreni-Promeni”, Savo Manojloviç. Në një moment, Manojloviçi i tërhoqi vëmendjen drejtuesit se “zotërisë nuk i është mirë”.
Drejtuesi i programit, Millosh Radenkoviq, e mbajti komisionerin dhe e ndërpreu transmetimin. Pas kthimit në program, ai njoftoi se urgjenca ishte nisur drejt studios: “Urgjenca është rrugës, arrin çdo çast. Zotit Antonijeviç do t’i bëhet mirë, tani është më mirë”, citohet drejtuesi nga mediat serbe.
Ngjarja u raportua edhe nga Radio 021, Blic dhe Telegraf. Deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka njoftim zyrtar për shkaqet e gjendjes së Antonijeviçit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.