Dolovac urdhëron Nenadiçin të veprojë sipas padisë kundër Stefanoviçit
Kryeprokurorja supreme Zagorka Dolovac i ka dhënë udhëzim të detyrueshëm prokurorit për krimin e organizuar Mladen Nenadiç që të nisë veprimet sipas padisë penale kundër kryeprokurorit të Prokurorisë së Lartë të Beogradit, Nenad Stefanoviç, të dorëzuar nga përfaqësues të Listës Studentore.
Kryeprokurorja supreme e Serbisë, Zagorka Dolovac, i ka dërguar udhëzim të detyrueshëm prokurorit për krimin e organizuar Mladen Nenadiç, i cili e detyron atë të nisë të veprojë sipas padisë penale kundër Nenad Stefanoviçit, kryeprokuror i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, siç njofton RTS-ja, të cilës kjo iu konfirmua.
Padinë kundër Stefanoviçit e dorëzuan më 6 nëntor përfaqësues të Listës Studentore, për dyshimin se ai ka abuzuar me detyrën zyrtare.
Rasti i dytë për të cilin Dolovac ka lëshuar udhëzim të detyrueshëm lidhet me raportin e Komisionit të Prokurorisë Supreme Publike, i hartuar gjatë kontrollit të Prokurorisë së Lartë të Beogradit.
Komisioni gjeti parregullsi në plot shtatë raste: topi zanor (akustik), faljet (amnistitë presidenciale), shkelja e studentes gjatë protestës në rrugën Jurija Gagarina në Beogradin e Ri, sulmi ndaj studentëve të Fakultetit të Arteve Dramatike, kontrolli i ndërtesës së Fakultetit Filozofik dhe i Dekanatit, rasti i padisë së përfaqësuesit ligjor të “Vista Rica” dhe veprimet e prokurorëve në rastin e arratisjes së spiunëve kinezë nga arresti shtëpiak në Beograd.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.