🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 96.76 ▼2.34%
ARI 4,806 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,400 ▲ +5.03% ETH $2,377 ▲ +8.82% XRP $1.3696 ▲ +3.27% SOL $86.1700 ▲ +5.28%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.76 ▼2.34 % ARI 4,806 ▲0.81 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.76 ▼2.34 % ARI 4,806 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Komisionet e Kuvendit diskutojnë të hënën disa projektligje

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar axhendën e punimeve të së hënës, në Komisionet e përherëshme parlamentare, ku pritet diskutimi i disa pr.ligjive të rëndësishme ekonomiko-sociale.

Kështu, Komisioni për Sigurinë Kombëtare do të shqyrtojë projektligjin “Për ratifikimin e protokollit shtesë të Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin e Terrorizmit” dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, dhe protokollit të zbatimit për asistencën financiare, ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”.

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin do të zhvillojë një seancë dëgjimore me kryetarin e Entit Rregullator të Ujit (ERRU) lidhur me raportin vjetor të veprimtarisë së këtij institucioni për vitin 2015.

Ndersa Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka në rend të ditës miratimin e proçesverbalit te mbledhjes se komisionit date 08.02.2016. Miratimi i kalendarit të punimeve te komisionit 29 shkurt – 18 mars 2016 si dhe shqyrtimin e projektligjeve “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federative të Brazilit, për shërbimet ajrore”, “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Federal Zviceran, i cili amendon konventën e datës 12 nëntor 1999, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për shmangien e taksimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin” dhe projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”.

Sipas njoftimit të Kuvendit, Komisioni për Politikën e Jashtme do të diskutojë projektligjet “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, për mbrojtjen shoqërore, dhe të protokollit përfundimtar të saj”; Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federative të Brazilit, për shërbimet ajrore”;
Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore (CEEPUS III)”; “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Federal Zviceran, i cili amendon konventën e datës 12 nëntor 1999, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për shmangien e taksimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.