Komisioni Evropian: Klasteri 3 për Serbinë mbetet teknikisht gati për hapje
Sipas draftit të Paketës së Zgjerimit 2026, vlerësimi se Serbia i ka përmbushur kushtet për hapjen e Klasterit 3 mbetet në fuqi, ndërsa përparimi i përgjithshëm në negociata varet nga sundimi i ligjit dhe normalizimi i marrëdhënieve Beograd–Prishtinë
Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, prezanton sot Paketën e Zgjerimit për vitin 2026 të Komisionit Evropian, pjesë e së cilës është edhe raporti për Serbinë.
Sipas draftit të Paketës së Zgjerimit 2026, në të cilin agjencia Tanjug pati qasje dhe që e përcjell gazeta Blic, vlerësimi i Komisionit Evropian nga vitet e mëparshme — se Serbia i ka përmbushur standardet për hapjen e Klasterit 3 dhe se ky klaster është teknikisht gati për hapje — mbetet në fuqi.
Klasteri 3 mbulon konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse.
Siç njofton gazeta Politika për raportin, përparimi i përgjithshëm i Serbisë në negociatat e anëtarësimit varet nga sundimi i ligjit dhe nga normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.