☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.07 ▼1.06%
ARI 4,045 ▲2.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,298 ▲ +1.23% ETH $2,319 ▲ +1.66% XRP $1.2785 ▼ -0.17% SOL $92.9100 ▼ -0.24%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.07 ▼1.06 % ARI 4,045 ▲2.65 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.07 ▼1.06 % ARI 4,045 ▲2.65 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

Komisioni Evropian: Mali i Zi mund t’i mbyllë negociatat në dhjetor, pastaj vëzhgues aktiv në organet e BE-së

Sipas Komunikimit të Komisionit Evropian për politikën e zgjerimit, përparësi deri në mbylljen e negociatave do të jetë marrëveshja për paketën financiare dhe marrëveshjet institucionale me mekanizmat e nevojshëm mbrojtës.

Mali i Zi mund t’i mbyllë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian në dhjetor, ndërsa deri atëherë përparësi do të jetë arritja e marrëveshjes për paketën financiare, marrëveshjet institucionale, përfshirë mekanizmat e nevojshëm mbrojtës, si dhe mbyllja e të gjithë kapitujve negociues. Kështu vlerësohet në Komunikimin e Komisionit Evropian për politikën e zgjerimit, siç njofton Portali ETV, duke iu referuar dokumentit në të cilin pati qasje agjencia MINA.

Komunikimi është dokumenti ombrellë i Paketës së sivjetshme të Zgjerimit, i cili, krahas vlerësimeve për përparimin e vendeve kandidate, përcakton edhe përparësitë kryesore në procesin e anëtarësimit në BE.

Sipas dokumentit, do të vendoset një procedurë informimi dhe konsultimi, për t’u siguruar që Mali i Zi të jetë i njohur me zhvillimin e legjislacionit të BE-së në periudhën midis nënshkrimit të Traktatit të Anëtarësimit dhe hyrjes në anëtarësim.

Pas konferencës përfundimtare ndërqeveritare, me të cilën do të mbyllen negociatat, e deri në anëtarësim, Mali i Zi, siç njofton Portali ETV, duhet të ketë statusin e vëzhguesit aktiv në shumicën e grupeve të punës të Këshillit të BE-së, si dhe në grupet e ekspertëve dhe komitetet e Komisionit Evropian — gjë që do t’i mundësojë të njihet me metodat e punës së institucioneve të BE-së.

Raporti i zgjerimit për Malin e Zi për këtë vit mund të jetë i fundit i këtij lloji, pasi nga viti i ardhshëm do ta zëvendësonin raportet për monitorimin e zbatimit të reformave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.