☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,668 ▼ -0.86% ETH $2,472 ▼ -2.45% XRP $1.3408 ▼ -2.4% SOL $99.6000 ▼ -2.52%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Komisioni Evropian përllogarit në 4,0% rritjen ekonomike të Shqipërisë

Në raportin ekonomik për vendet anëtare dhe ato kandidate të Bashkimit Evropian, të publikuar sot, Komisioni Evropian ka përllogaritur një rritje prej 4,0% të ekonomisë së Shqipërisë gjatë vitit 2017, sipas një njoftimi për median të këtij komisioni (https://ec.europa.eu/info/files/autumn-2017-economic-forecast-albania_en.).

Në raport shpjegohet se ndikim në këtë rritje kanë patur investimet e huaja në sektorin energjetik dhe kërkesa e brendshme si pasojë e rritjes së pagave dhe punësimit.

”Investimet e huaja direkte në sektorin e energjisë janë në kulm duke sjellë një përshpejtim të veprimtarive ekonomike gjatë vitit të fundit. Eksportet vazhdojnë të rriten me ritëm të shpejtë duke përfituar nga turizmi dhe nga përforcimi i ekonomive të partnerëve kyç tregtarë. Rritja e punësimit dhe pagat më të larta kanë rritur konsumin e brendshëm. Investimet dhe konsumi mbështeten nga një politikë monetare akomoduese. Inflacioni është i ulët, por i projektuar të rritet gradualisht drejt objektivit zyrtar. Pozicioni i politikës fiskale po e pakëson vetëm ngadalë nivelin e lartë të borxhit publik në raport me PPB-në”, thuhet në raportin e KE-së.

”Kontribuesit kryesorë të rritjes ishin investimet dhe eksportet. Formimi i kapitalit fiks u forcua me 12,9%  duke reflektuar pikun e periudhës së investimeve të huaja direkte në seksionin shqiptar të TAP-it dhe një projekti të gjerë të hidroenergjisë. Eksportet u rritën me 15 për qind falë një turizmi në zgjerim dhe rikuperimit të eksportit të mallrave pas tri vjetësh tkurrje”, shtohet në të.

”Importet, që i tejkalojnë eksportet me thuajse 50%, u rritën në mënyrë më të moderuar me një nivel prej 5,8%. Rritja e konsumit publik pati një rritje gjallëruese 6,6%, sidomos përsa i takon pagave, sigurimeve shoqërore dhe buxheteve lokale. Rritja e konsumit privat, nga ana tjetër, ishte relativisht e tkurrur me 2,1%, ndoshta duke reflektuar pasigurinë politike për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit”, theksonte raporti.

”Besimi i konsumatorëve po përmirësohet, punësimi po rritet në një pikë të kënaqshme dhe niveli i përgjithshëm i pagave është rritur me 10%, në një pjesë të madhe të sektorit publik në mars. Kjo pritet që ta rrisë konsumin privat me 3,0% në dy vitet e ardhshme në krahasim me një rritje të moderuar në 2017-n. Përkundrazi, formimi i kapitalit fiks, ka gjasa të bjerë substancialisht vitin e ardhshëm, teksa dy projekteve të mëdha energjetike po u vjen fundi i tyre. Investimet në strukturat e turizmit dhe në sektorin minerar, gjithsesi, pritet ta mbajnë relativisht të lartë rritjen. Rritja e konsumit publik pritet të jetë e moderuar në dy vitet e ardhshme pas pikut të 2017-s”, sipas raportit ekonomik për vendet anëtare dhe ato kandidate të Bashkimit Evropian, të publikuar sot, Komisioni Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.