☁️
Tiranë 6°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.02 ▲0.31%
ARI 5,006 ▼1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $72,658 ▲ +1.82% ETH $2,193 ▲ +4.56% XRP $1.4503 ▲ +2.46% SOL $91.9100 ▲ +4.42%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.02 ▲0.31 % ARI 5,006 ▼1.09 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.02 ▲0.31 % ARI 5,006 ▼1.09 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Komisioni i Jashtëm mblidhet për situatën në Maqedoni

Në kohën kur data e zgjedhjeve në Maqedoni po afrohet, por kur situata politike është tensionuar ndjeshëm pas dekretit të amnistisë të lëshuar nga Presidentit Ivanov, Komisioni i Politikës së Jashtme në Kuvend ka thirrur në një raportim urgjent përfaqësues të Ministrisë së Jashtme lidhur me situatën politike në Maqedoni dhe rolin e faktorit shqiptarë.

Sipas zv.ministres Odeta Barbullushi, ajo që ka sjellë përshkallëzimin e destabilitet politik, ndër të tjera është edhe e amistia e Presidentit të Maqedonisë.

“Falja ose Amnistia e Presidentit, në fakt, për ta thënë objektivisht ka minuar të gjithë, ose numrin më të madh të objektivave që synonte të arrinte marrëveshja e Perzhinos, pikërisht sepse fal të gjithë ato persona që u ka dalë emri nga përgjimet si persona të akuzuar dhe të përfshirë në afera të ndryshme korruptive”, tha zv.ministrja Barbullushi.

Më pas, mbledhja ka vijuar për rreth 1 orë me dyer të mbyllura, ku burime për Top Channel bëjnë të ditur se diskutimi kryesor  është fokusuar tek roli i faktorit shqiptarë në Maqedoni,  ku është raportuar se BDI është pro zhvillimit të zgjedhjeve më 5 qershor, ndërsa PDSH nuk ka ende një qëndrim publik mbi këtë çështje.

Po ashtu, është bërë dhe një tablo e partive të vogla, të cilat kanë dalë në skenën politike gjatë kohëve të fundit dhe rëndësinë që ato mund të marrin në politikën maqedonase.

Nga ana e deputetëve është kërkuar qe Ministria e Jashtme të mbajë kontakte të vazhdueshme lidhur me situatën, por duke shmangur në çdo mënyrë ndërhyrjet në politikën e brendshme të Maqedonisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.