☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,637 ▼ -1.54% ETH $2,216 ▼ -0.83% XRP $1.3284 ▼ -1.39% SOL $82.3300 ▼ -2.11%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretet e Nishanit për Gjykatën e Lartë

Komisioni Parlamentar i Ligjeve me votat e deputetëve të maxhorancës i propozoi sot Kuvendit mosdhënien e pëlqimit për dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e dy anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë.

Komisioni parlamentar i Ligjeve Foto:ATSH(Arkive)
Komisioni parlamentar i Ligjeve Foto:ATSH(Arkive)

Kandidaturat e propozuara nga Kreu i shtetit ishin gjyqtarët Fuat Vjerdha dhe Markelian Koça, me një eksperiencë 20-vjeçare në sistemin gjyqësor shqiptar.

Deputeti i PS-së, Armando Subashi deklaroi gjatë mbledhjes se se Presidenti Nishani nuk ka respektuar procedurat, se nuk është konsultuar me grupet parlamentare. Nisurt nga këto ai ka kërkuar rrëzimin e dekretit.

“Presidenti nuk ka respektuar procedurat. Situata është thelluar më negativisht

Presidenti s’u konsultua me grupet parlamentare. Kërkoj të rrezojmë dekretet e Presidentit”, tha Subashi.

Ndërsa deputeti Halimi tha se qëndrimi i mbajtur sot nga mazhoranca tregon kapjen e sistemit të drejtësisë.

“Qëndrimi i shumicës, tregon kapjen e sistemit të drejtësisë. Dje dëgjuam dy gjyqtarë me cilësitë më të mira. Ju doni të vendosni gjyqtarë politik. Ju kërkoj të mos votoni kundër gjyqtarëve të ndershëm”, tha ai.

Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së në këtë mbledhje, deputeti petrit Vasili deklaroi se, “Kjo mazhorancë ka pasur koherencë. I kemi kërkuar Presidentit të ndërtojmë proces sa më të plotë dhe transparent. Janë rrëzuar kandidatura më të mira se sa kaq edhe nga mazhorancat e mëparshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.