Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 96.83 ▼2.27%
ARI 4,789 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,340 ▲ +4.93% ETH $2,366 ▲ +8.11% XRP $1.3644 ▲ +3.01% SOL $85.7500 ▲ +4.87%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.83 ▼2.27 % ARI 4,789 ▲0.46 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.83 ▼2.27 % ARI 4,789 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Komisioni i Medias shqyrton projekt-buxhetin e vitit 2016 për ATSH-në

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në kuadër të shqyrtimit të projektbuxhetit për vitin 2016, zhvilloi të mërkurën një seancë dëgjimore me përfaqësues të institucioneve të rëndësishme kulturore, mediatike dhe shkencore në vend.

Përfaqësuesi i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Laurent Memelli prezantoi projekt-buxhetin për vitin 2016 dhe vuri në dukje paanshmërinë dhe karakterin unik të ATSH-së.

“Filozofia e punës në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ka qënë që ta rikthejë këtë institucion tek publiku, duke hequr dorë nga propaganda dhe lajmi i njëanshëm. Siç tashmë e dini, ATSH-ja është një institucion klasik dhe unik i medias publike në Shqipëri, e cila ka pasur një kalvar të gjatë ndër vite por që ka ruajtur thelbin e një institucioni që informon publikun nëpërmjet zhanrit më klasik-lajmit dhe pa asnjë koment e deformim,duke ofruar edhe shërbimin e lajmeve në dy gjuhë, anglisht dhe frengjisht”, u shpreh Memelli.

Më tej, ai shtoi se “gjatë këtyre dy viteve është rritur ndjeshëm komunikimi me agjencitë partnere ndërmjet marrëveshjeve bilaterale. Kemi nënshkruar për dy vite, 12 marrëveshje e kontrata bashkëpunimi me agjenci në rajon deri në pika të tilla të globit si Jordania apo Korea e Jugut”.

Ne komisionin per edukimin dhe mjetet per edukimin publik Foto Flori Abazi (3)“Në lidhje me projekt-buxhetin, e vetmja kërkesë është që ky buxhet të mos pësojë ndonjë korrigjim rrugës, siç ndodhi vitin e kaluar, kur nga drafti fillestar u shkurtuan më shumë se 65% shpenzimet, duke krijuar vështirësi serioze për institucionin. Ne mendojmë se për ta fuqizuar më shumë rolin e ATSH-së si media në shërbim të publikut është e nevojshme hartimi i një ligji të posaçëm për këtë institucion pasi paradoksalisht në funksionojmë sipas një ligji të “lashtë” të kohës së regjimit komunist”, theksoi Memelli.

Kërkesën për hartimin e një ligji të posaçëm e mbështetën anëtarët e komisionit të Medias, të cilët u shprehën të gatshëm të mbështesin strategjitë në të ardhmen për një legjislacion më modern e më të përshtatshëm për funksionimin e ATSH-së dhe perspektivën e saj si një institucion efiçent dhe konkurrues në tregun mediatik.

Komisioni i Medias dëgjoi sot dhe përfaqësues të Radio Televizionit Shqiptar, Akademia e Shkencave dhe qendrës Kombëtare te Kinematografisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.