☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,415 ▲0.84%
DOW 51,567 ▲0.09%
NASDAQ 24,682 ▲1.51%
NAFTA 90.02 ▼0.55%
ARI 4,069 ▼1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,935 ▼ -0.25% ETH $2,234 ▼ -0.98% XRP $1.1941 ▼ -3.69% SOL $90.5500 ▲ +0.71%
S&P 500 7,415 ▲0.84 % DOW 51,567 ▲0.09 % NASDAQ 24,682 ▲1.51 % NAFTA 90.02 ▼0.55 % ARI 4,069 ▼1.09 % S&P 500 7,415 ▲0.84 % DOW 51,567 ▲0.09 % NASDAQ 24,682 ▲1.51 % NAFTA 90.02 ▼0.55 % ARI 4,069 ▼1.09 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Politika

Komisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet të hënën, PD kërkon lista të hapura dhe proporcional kombëtar

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të rinisë punën të hënën, më 9 nëntor, në orën 13:00. Në mbledhjen që do të zhvillohet në sallën “Pjetër Arbnori” të Kuvendit, në rendin e ditës janë përfshirë çështjet e vetëqeverisjes vendore, projektligji për financimin e partive politike dhe problematikat e mbetura të reformës.

Bashkëkryetari demokrat i komisionit, Oerd Bylykbashi, ka bërë të ditur propozimet e Partisë Demokratike, duke vënë në fokus zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Sipas tij, reforma duhet të garantojë ndarjen e shtetit nga partia në pushtet, ndalimin e përdorimit të administratës publike dhe burimeve shtetërore për qëllime elektorale, si dhe ndëshkimin e shkeljeve gjatë procesit zgjedhor.

“Prioriteti absolut për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është zgjidhja e problemit kryesor të evidentuar në raportin e OSBE/ODIHR, por edhe në raportet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Parlamentit Europian dhe, së fundmi, Komisionit Europian: garantimi i kushteve të barabarta të konkurrimit zgjedhor”, deklaroi Bylykbashi.

Një tjetër propozim i demokratëve lidhet me ndryshimin e sistemit zgjedhor, përmes kalimit në proporcional kombëtar dhe vendosjes së listave të hapura, si për zgjedhjet parlamentare, ashtu edhe për këshillat bashkiakë.

“Shqipëria ka nevojë për një sistem krejtësisht të ri zgjedhor, ku përfaqësimi i partive të garantohet mbi bazën e proporcionalitetit kombëtar, me lista të hapura që u mundësojnë zgjedhësve të vendosin se cilët deputetë do t’i përfaqësojnë dhe me sa më pak barriera për partitë që duan të marrin pjesë në garë. Edhe këshillat bashkiakë duhet të zgjidhen me lista të hapura, në vend të listave të mbyllura që zbatohen që nga Kodi Zgjedhor i vitit 2000”, u shpreh ai.

Në mbledhjen e së hënës do të diskutohet edhe projektligji për financimin e partive politike. Bylykbashi kërkon që ky ligj të përfshijë rregulla të qarta për financimin e subjekteve politike dhe të ndalojë përdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatave zgjedhore. Sipas tij, zbatimi i tij do të nisë pas zgjedhjeve të 9 majit 2027.

Bashkëkryetari demokrat bëri të ditur se PD ka përgatitur një paketë propozimesh dhe amendamentesh konkrete për reformën, ndërsa vuri në dukje se diskutimet e deritanishme në komision nuk janë përqendruar te rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Komisioni i Reformës Zgjedhore, i ngritur rreth një vit më parë, ka hyrë në muajin e fundit të mandatit. Ndryshimet që do të miratohen pritet të përcaktojnë kuadrin ligjor për zgjedhjet e ardhshme vendore, të planifikuara për 9 maj 2027.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.