☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,412 ▲0.79%
DOW 51,532 ▲0.02%
NASDAQ 24,677 ▲1.49%
NAFTA 90.20 ▼0.35%
ARI 4,073 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,935 ▼ -0.25% ETH $2,234 ▼ -0.98% XRP $1.1941 ▼ -3.69% SOL $90.5500 ▲ +0.71%
S&P 500 7,412 ▲0.79 % DOW 51,532 ▲0.02 % NASDAQ 24,677 ▲1.49 % NAFTA 90.20 ▼0.35 % ARI 4,073 ▼0.99 % S&P 500 7,412 ▲0.79 % DOW 51,532 ▲0.02 % NASDAQ 24,677 ▲1.49 % NAFTA 90.20 ▼0.35 % ARI 4,073 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

Një mësues i edukimit fizik në një shkollë në Selenicë është ndaluar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet për ngacmim seksual ndaj nxënëseve.

Në lidhje me rastin, 35-vjeçari me iniciale A.A. është kallëzuar nga shtatë nxënëse, të moshave 14 deri në 17 vjeç, të cilat fillimisht kanë denoncuar rastin pranë drejtuesve të shkollës.

Pas marrjes së kallëzimeve, Zyra Arsimore e Selenicës ka njoftuar Policinë, e cila ka ndërhyrë duke bërë ndalimin e mësuesit.

Një prej 7 vajzave që denoncuan mësuesin ka treguar detaje mbi ngjarjen për Report Tv. Bashkë me të ka folur edhe mamaja e saj, si dhe një i mitur, nxënës në të njëjtën shkollë.

Vajza që ishte pjesë e grupit që bëri kallëzimin ka deklaruar se personalisht mësuesi atë nuk e kishte ngacmuar, por kishte ngacmuar shoqet e saj.

“Thanë veprimet që kishte bërë ai, por me mua personalisht nuk kishte bërë asgjë. Di vetëm që ka bërë këto veprime me vajzat e shkollës. Jo mesazhe nuk ka asgjë të tillë, s’di unë që të ketë mesazhe. Por me mua personalisht nuk ka bërë ndonjë gjë të keqe.

Na bënte mësim, unë nuk është se vija re ndonjë gjë. Na pyetën mënjanë në polici, siç vajtëm ne të shtata. Ishim me prindërit, por na pyetën mënjanë”, tha njëra prej vajzave që u mor në pyetje në Polici.

Ndërkohë mamaja e saj tha se profesori kishte 3 muaj që jepte mësim në atë shkollë dhe sipas saj, ai kishte ngacmuar vazhdimisht vajzat.

“S’më linin të flisja, ka folur vetëm vajza. Policia e pyeti për gjëra se çfarë ka ndodhur në shkollë, për prekje fizike, ka bërë gjeste. Por vajza ka thënë thjeshtë “unë kam qenë e pranishme te vajzat që ka bërë gjëra”. Profesori kishte 3 muaj që kishte hyrë në shkollë dhe këto gjëra i kishte bërë”, tha mamaja e njërës prej vajzave.

Ndërkohë djali i mitur tha se e kishte dëgjuar mësuesin që i thoshte vajzave “hajde te lali zemra”.

“Mësuesin e fiskulturës e arrestuan se ngacmonte vajzat, i godiste. I ngacmonte më fjalë domethënë si ‘hajde te lali zemra’”, tha nxënësi i mitur i shkollës ku ndodhi skandali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.