☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,007 ▼2.7%
DOW 49,312 ▼1.41%
NASDAQ 22,786 ▼3.99%
NAFTA 83.10 ▲1.28%
ARI 3,478 ▼3.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $58,344 ▼ -2.1% ETH $1,637 ▼ -2.21% XRP $0.9028 ▼ -1.15% SOL $67.5700 ▼ -2.24%
S&P 500 7,007 ▼2.7 % DOW 49,312 ▼1.41 % NASDAQ 22,786 ▼3.99 % NAFTA 83.10 ▲1.28 % ARI 3,478 ▼3.16 % S&P 500 7,007 ▼2.7 % DOW 49,312 ▼1.41 % NASDAQ 22,786 ▼3.99 % NAFTA 83.10 ▲1.28 % ARI 3,478 ▼3.16 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Komisioni i Venecias: më 11 dhe 12 dhjetor miratohet mendimi për jurisprudencën

Komisioni i Venecias pritet ta shqyrtojë dhe ta miratojë në seancën plenare të 11 dhe 12 dhjetorit mendimin për projektligjin për provimin e jurisprudencës, ndërsa një delegacion katër anëtarësh qëndron nesër dhe pasnesër në Shkup për takime me të gjitha palët.

Komisioni i Venecias pritet që në seancën e 11 dhe 12 dhjetorit ta shqyrtojë mendimin për ndryshimin e ligjit për provimin e jurisprudencës, i cili parashikon që pjesa teorike e provimit të jepet në shqip, ndërsa pjesa praktike në maqedonisht. Siç njofton Alsat, nga Komisioni i Venecias theksojnë se në të njëjtën seancë, e cila do të jetë e fundit për këtë vit, pritet edhe miratimi i mendimit.

“Me një letër të datës 10 nëntor 2026, ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, z. Jeton Shasivari, i ka kërkuar Komisionit të Venecias pranë Këshillit të Evropës të japë një mendim lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Provimin e Jurisprudencës. Mendimi pritet të shqyrtohet dhe të miratohet në seancën e 149-të plenare të Komisionit të Venecias, e cila do të mbahet në Venedik, më 11 dhe 12 dhjetor 2026”, thonë nga Komisioni i Venecias në përgjigjen për Alsat.

Ndërkohë, lidhur me këtë çështje, nesër dhe pasnesër në Shkup do të qëndrojë për vizitë zyrtare një delegacion katër anëtarësh i Komisionit të Venecias, i cili do të zhvillojë takime intensive. Delegacioni do të mbajë takime të veçanta me ministrin e Drejtësisë dhe anëtarët e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, si dhe me përfaqësues të shumicës parlamentare dhe të opozitës. Në agjendë janë edhe takimet me studentët dhe dekanët e fakulteteve të drejtësisë, për të diskutuar pikëpamjet e tyre për modelin e ri të provimit.

Pjesë e agjendës janë edhe përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese, Këshillit Gjyqësor, Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë dhe Odës së Avokatëve, si dhe krerët e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Institutit të Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov”, Avokati i Popullit dhe Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Pas diskutimeve me palët, Komisioni do të vijojë me procedurat për përgatitjen e mendimit.

Modeli i promovuar nga Ministria e Drejtësisë, teoria në shqip e praktika në maqedonisht, nuk është i pranueshëm për studentët, të cilët kërkojnë që provimi të jepet tërësisht në shqip, ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. Këtë model nuk e mbështet as opozita, e cila ka paralajmëruar se do ta bllokojë në Kuvend, ndërsa Qeveria thotë se kërkesa e studentëve nuk mund të realizohet, sepse sipas saj e vetmja gjuhë zyrtare në gjykata është maqedonishtja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.