Politika

Komisioni për Integrimin Europian miraton një marrëveshje mjedisore

Komisioni për Integrimin Europian shqyrtoi dhe miratoi sot projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen shumëpalëshe, ndërmjet vendeve të Europës Juglindore, për zbatimin e Konventës “Për vlerësimin e ndikimit mjedisor në kontekst ndërkufitar”.

kom_integirmi_balla_breguProjektligji i propozuar parashikon aderimin e Republikёs sё Shqipёrisё nё marrëveshjen shumёpalёshe ndёrmjet vendeve tё Evropёs Juglindore pёr zbatimin e Konventёs së Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën ‘Pёr vlerёsimin e ndikimit mjedisor nё kontekst ndёrkufitar’ (“Konventa ESPOO1”).

Konventa ESPOO ka për qëllim vlerësimin e ndikimit në mjedis të projekteve që zhvillohen kryesisht në zona ndërkufitare, të cilat mendohet se mund të kenë ndikim në mjedisin e vendeve fqinjë. Ky projektligj synon plotësimin e kuadrit ligjor për bashkëpunimin rajonal, nё fushёn e mbrojtjes sё mjedisit nё kontekst ndërkufitar, lidhur me projektet me ndikim në mjedis.

Konventa ESPOO vendos detyrimin mes palёve pёr vlerёsimin e ndikimit nё mjedis tё disa aktiviteteve nё njё fazё tё hershme planifikimi. Konventa parashikon gjithashtu detyrimin e Shteteve Palё pёr njoftimin dhe konsultimin reciprok mbi projektet madhore, tё cilat parashikohet tё kenё impakt negativ mjedisor ndёrkufitar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button