Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton datën, ja kur zhvillohet “Topi i Artë 2026”
Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2026”, një nga eventet më të shumëpritura të vitit në futbollin shqiptar, do të zhvillohet më 11 janar 2027.
Në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së u diskutua mbi organizimin dhe detajet e këtij spektakli, që i kushtohet tërësisht futbollit shqiptar dhe protagonistëve të tij.
Për të tretin vit radhazi, mbrëmja gala do të drejtohet nga moderatori dhe kantautori i njohur Ardit Gjebrea, i cili do të jetë edhe producenti artistik i eventit. Në krah të tij do të jetë moderatorja Lenida Halilaj.
Gjatë mbledhjes, Komiteti Ekzekutiv miratoi datën e zhvillimit të eventit, ndërsa diskutimet u përqendruan edhe te përgatitjet dhe organizimi i mbrëmjes, e cila pritet të mbledhë së bashku emrat dhe figurat më të rëndësishme të futbollit shqiptar.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.