☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,307 ▼0.23%
DOW 49,702 ▼0.99%
NASDAQ 24,495 ▲0.27%
NAFTA 83.50 ▲1.45%
ARI 3,678 ▼1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,352 ▲ +1.61% ETH $1,788 ▲ +2.93% XRP $0.9787 ▲ +1.38% SOL $74.0400 ▲ +2.39%
S&P 500 7,307 ▼0.23 % DOW 49,702 ▼0.99 % NASDAQ 24,495 ▲0.27 % NAFTA 83.50 ▲1.45 % ARI 3,678 ▼1.7 % S&P 500 7,307 ▼0.23 % DOW 49,702 ▼0.99 % NASDAQ 24,495 ▲0.27 % NAFTA 83.50 ▲1.45 % ARI 3,678 ▼1.7 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Bota

PEKIN – Deklarata e plotë e përbashkët pas samitit Trump-Xi-Putin

PARIS, 19 nëntor /ATSH-AFP/ – Më poshtë vijon fjalë për fjalë teksti i deklaratës së përbashkët të lëshuar pas samitit të sotëm Trump-Xi-Putin në Shenzhen, siç është publikuar nga Shtëpia e Bardhë:

Donald J. Trump, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vladimir Putin, president i Federatës Ruse, dhe Xi Jinping, president i Republikës Popullore të Kinës, u takuan në Shenzhen më 19 nëntor 2026.

Krerët e shteteve amerikane dhe ruse shprehën mirënjohjen e tyre ndaj Kinës për organizimin e këtij samiti historik trepalësh.

Të tre udhëheqësit zhvilluan një shkëmbim të thellë mendimesh mbi situatën aktuale ndërkombëtare dhe u zotuan të mbrojnë stabilitetin strategjik dhe sigurinë ndërkombëtare.

1. Si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina u zotuan të reformojnë OKB-në në mënyrë që ajo të mund t’i përgjigjet më efektivisht sfidave globale dhe të përmbushë misionin e saj kryesor të promovimit të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

2. Të tre vendet planifikojnë të rrisin prodhimin dhe furnizimin me produkte të rafinuara të naftës në dobi të të gjitha kombeve.

Ata riafirmuan rëndësinë e rrjedhave të qëndrueshme të energjisë.

3. Të tre udhëheqësit e njohën parimin e pëlqimit midis shteteve.

Respekti për imunitetet e përfaqësuesve të shteteve është me rëndësi të madhe dhe ranë dakord që Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe organe të tjera të ngjashme nuk duhet të abuzojnë me juridiksionin e tyre.

4. Të tre kryetarët e shteteve riafirmuan se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë.

Të tre vendet do të zhvillojnë një dialog mbi uljen e rrezikut bërthamor dhe parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.