Komiteti i Helsinkit: Institucionet e shtetit nxisin gjuhën e urrejtjes
Sipas analizës së fundit të Komitetit të Helsinkit, të punuar në kuadër të projektit për luftën kundër gjuhës së urrejtjes, institucionet e Maqedonisë jo vetëm që nuk e dënojnë dhe nuk e luftojnë gjuhën e urrejtjes, por e nxisin atë.
“Projekti përmban aktivitete që kanë të bëjnë me lobimin dhe parandalimin e gjuhës së urrejtjes, si dhe rritjen e vetëdijes së qytetarëve”, ka pohuar drejtuesja e projektit, Elena Brmbeska.
Sipas kësaj analize, numri më i madh i ankesave për gjuhën e urrejtjes kanë të bëjnë me çështje etnike, fetare dhe nacionale, ku nuk kursehet asnjë përkatësi etnike.
Gjuha e urrejtjes vazhdon të jetë një dukuri e përhapur në media, gjë që mundëson përhapjen e stereotipave, paragjykimeve, stigmatizimit, sidomos kur tendencat e tilla fshihen pas fjalës së lirë.