☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.23 ▲1.6%
ARI 4,560 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,338 ▲ +0.99% ETH $2,043 ▲ +1.96% XRP $1.3532 ▲ +1.47% SOL $83.5400 ▲ +1.33%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.23 ▲1.6 % ARI 4,560 ▲0.8 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.23 ▲1.6 % ARI 4,560 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Kompanitë me kapital austriak rimarrin kryesimin e tregut të sigurimeve

Kompanitë me kapital austriak kanë rritur pjesën e tyre në tregun e sigurimeve të jo-jetës në muajt e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për katërmujorin 2020, kompanitë me kapital mbizotërues austriak zotëronin afërsisht 51% të tregut sipas primeve të shkruara bruto, nga rreth 49.4% që zinin një vit më parë. Rritja e tyre ka bërë që kompanitë me kapital shqiptar, të marra së bashku, të bien në rreth 49% të tregut për katër muajt e parë të këtij viti.

Sipas kompanive, Sigal Uniqa Group Austria ngelet e para edhe këtë vit, me 28.7% të primeve të shkruara bruto, në rritje me 1 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

E dyta renditet kompania me kapital shqiptar Albsig, që zotëron 17.7% të tregut, nga 19.2% që mbante në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vijon në vendin e tretë Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, me 12.7%, në rritje nga niveli 12.3% i vitit të kaluar, ndërsa e katërta është Eurosig, me 12.1%, nga 12.2% që zotëronte gjatë katërmujorit të parë 2020.

Ndër kompanitë e tjera, rritja ka shënuar edhe Intersig Vienna Insurance Group, që e ka shtuar pjesën e tregut me 0.1 pikë përqindje në 9.5% dhe Insig, me rreth 0.3 pikë përqindje, duke arritur në 7% të primeve të shkruara bruto. Dy kompanitë e tjera, Ansig dhe Atlantik, kanë pësuar një rënie të lehtë në pjesën e tregut.

Tregu shqiptar i sigurimeve u zhvillua fillimisht nga sipërmarrës vendas, megjithatë pas vitit 2007 në treg u shfaq një interes në rritje nga grupet ausitriake të sigurimeve, Uniqa Group Austria, që bleu kompaninë Sigal dhe Vienna Insurance Group, që bleu me radhë kompanitë Sigma, Interalbanian dhe Intersig. Në të njëjtën periudhë, në Shqipëri hyri edhe kompania sllovene Triglav, që bleu një paketë pakice aksionesh të shoqërisë Albsig, me synimin për të marrë gradualisht kontrollin e plotë të kompanisë.

Por, sllovenët nuk e vazhduan më tej dhe vendosën t’i shisnin përsëri aksionet e tyre te ortakët shqiptarë të kompanisë. Largimi i Triglav e la tregun të ndarë mes kapitalit austriak dhe shqiptar, ndarje që vazhdon edhe sot. E vetmja tentativë e investitorëve të huaj për të hyrë në tregun e sigurimeve erdhi katër vjet më parë, nga shoqëria e Kosovës, Dukagjini. Por, aplikimi i tyre për licencë u refuzua nga Bordi Drejtues i AMF

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.