Ekonomia

Kompanitë shqiptare për herë të parë në Panairin “Mosshoes 2016”

Kompanitë më të njohura shqiptare të prodhimit të këpucëve po marrin pjesë në Panairin e përvitshëm ndërkombëtar të specializuar për këpucë, çanta dhe aksesorë “Mosshoes 2016”, që po zhvillohet në Moskë nga datat 15-18 mars.

Burime nga ambasada shqiptare në Rusi, në një njoftim të postuar sot në Facebook, bëjne të ditur se, në këtë aktivitet marrin pjesë me dhjetra kompani ruse dhe të huaja. Për herë të parë në një eveniment të tillë përfaqësohet edhe Shqipëria me kompaninë e njohur “Donianna” me presidente Donika Mici, e njohur tashmë për cilësinë e produkteve të saj jo vetëm në Shqipëri.

Organizatorët e Panairit si dhe mjaft vizitorë po vlerësojnë jo vetëm faktin e pjesëmarrjes së kompanisë shqiptare, por edhe cilësinë, larminë dhe çmimet kompetitive që ajo ofron për produktet e saj.
Në ditën e hapjes së Panairit ishte i pranishëm dhe ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH në Federatën Ruse, Arben Gazioni, i cili vizitoi stendën e kompanisë “Donianna”, përgëzoi përfaqësuesit e saj për pjesëmarrjen dhe u uroi sukses për futjen e tyre edhe në tregun e madh rus.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button