☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.30 ▼0.22%
ARI 4,684 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,936 ▲ +3.16% ETH $2,124 ▲ +4.18% XRP $1.3414 ▲ +3.07% SOL $81.3200 ▲ +1.96%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.30 ▼0.22 % ARI 4,684 ▲0.1 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.30 ▼0.22 % ARI 4,684 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

“Komuna e Prizrenit shkel ligjin në Qendrën Historike”

prizrenOrganizata ‘“Ec ma ndryshe” sërish ka akuzuar Komunën e Prizrenit se ka nisur punimet në zonën e Qendrës Historike, pa i siguruar pëlqimet paraprake të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit, që janë parakusht i domosdoshëm ligjor për t’u pajisur me leje ndërtimore nga Drejtoria e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në një komunikatë të kësaj organizate, thuhet se ata kanë marrë informata nga Komuna e Prizrenit se në rrugën “Marin Barleti” është duke u bërë vetëm rehabilitimi i rrugës me kubëzat e njëjta të betonit, me të cilat ka qenë e shtruar rruga, si dhe rregullimi i hyrjes për dhjetë familje në gjatësi prej 20 metrash, sipas kërkesës së përfaqësuesve të lagjes.

“Ec ma ndryshe” ka raportuar edhe më parë për rastet kur Komuna ka shpërfillur ligjet në projektet e implementuara në Qendrën Historike të Prizrenit, siç ka qenë rasti i Urës së Gurit dhe Arastës e nisja e punimeve në “Sheshin e Lidhjes”, pa u pajisur me leje përfundimtare nga DUPH-ja, etj.

“Duke u bazuar në këto të gjetura ‘Ec ma ndryshe’ konstaton se intervenimet ilegale në Qendrën Historike të Prizrenit janë shndërruar në dukuri të zakonshme për Komunën e Prizrenit, e cila qartazi nuk çan kokën për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. Dëshmi për këtë ofrojnë edhe të gjeturat e Raporteve të Progresit të Komisionit Evropian për vitet 2013 dhe 2014. Ne i bëjmë thirrje Komunës së Prizrenit që t’i japë fund njëherë e përgjithmonë praktikave të shpërfilljes së ligjeve në Qendrën Historike të Prizrenit gjatë realizimit të projekteve infrastrukturore dhe të angazhohet më seriozisht në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në këtë zonë të mbrojtur. Po ashtu, rekomandojmë Ministrinë e Kulturës që të jetë e vendosur në sigurimin e ligjshmërisë në Qendrën Historike, duke ndërmarrë veprime penguese dhe sanksionuese ndaj të gjithë shkelësve, përfshi këtu edhe komunën e Prizrenit”, thuhet në komunikatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.