Maqedonia

Komuna e Tetovës vazhdon me aktivitetet për pastrimin e prurjeve gurore të vërshimeve në këtë rajon

Në Reçicë të Madhe dhe Shipkovicë vazhdojnë aktivitetet punuese që kanë për qëllim prevencionin dhe reduktimin e dukurive të padëshiruara, që mund të vijnë si pasojë e reshjeve të shiut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton komuna e Tetovës, në Reçicë të Madhe me maqineri po zgjerohet shtrati i lumit, dhe pastrohen prurjet të cilat erdhën si pasojë e rritjes së nivelit të ujit që nga fillimi i reshejve në fundjavën që kaloi.

Komuna e Tetovës kërkon zhgjidhje afatgjate për këtë problematikë andaj edhe njëherë ka kërkuar ndarjen e mjeteve nga buxheti qëndror, me qëllim operacionalizimin e planit aksional për mbrojtje afatgjate nga vërshimet, i cili u hartua nga ekspertet e BE-së që vitin e kaluar.
Edhe në rrugën Shipkovicë-Brodec, komuna ka ndërmarrë masa për thyerjen e shkëmbinjëve të mëdhenj, që janë rrezik i përhershëm për banoret dhe automjetet që qarkullojnë aty pranë. Njoftimi i komunës lë të kuptohet se ARM-ja nuk u ka dalë në ndihmë ekipeve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim në mënjanimin e këtyre gurëve.

Gjithashtu, komuna bën të ditur se në mbledhjen e parë të Shtabit republikan për menaxhimin e krizës me vershimet, e mbajtur sot në Shkup, përfaqësuesit e komunës së Tetovës përveç tjerash kerkuan rregullimin e plotë dhe pastrimin e digave të lumit Shkumbin në Banjën e Tetovës, që është një nga parakushtet kryesore për parandalimin e efekteve negative dhe dëmeve që mund të vijnë nga rritja e nivelit të ujit gjatë reshejeve intenzive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button