Komuna Qendër e Shkupit kërkon 25 milionë denarë nga Ministria e Financave
Komuna Qendër e bashkisë së Shkupit akuzon Ministrinë e Financave se është duke e zhagitur kthimin e mjeteve financiare prej 25 milionë denarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo komunë e akuzon ministrinë se nuk është duke e respektuar vendimin gjyqësor të vitit 2013, kur fillimisht në një kontest gjyqësor me Ministrinë për transport dhe lidhje, komuna Qendër e humbi gjyqin, por pas ankesës dhe revizionit, Gjykata e lartë e ktheu lëndën në rishqyrtim, që më pastaj Gjykata themelore në Shkup të vendosë së fituesi i kontestit është komuna Qendër.
Mjetet që fillimisht iu morën komunës, duhet që t’i kthehen dhe se Ministria e transportit dhe lidhjeve e ka dërguar kërkesën në Ministri të financave për kthimin e mjeteve, por ende asgjë në këtë drejtim.