Arte

Koncerte në Tiranë, Kukës dhe Berat me rastin e festës kombëtare bullgare 3 mars

Folklori i bukur bullgar do të prezantohet sonte në darkë, nesër dhe pas dy ditësh në Shqipëri dhe do të sjellë motivet më të mira të pasurisë popullore bullgare të interpretuara nga ansambli i valleve “Vangeloff” dhe këngëtari i njohur bullgar Vasil Vasiliev i cili do të interpretojë edhe këngë shqiptare në gjuhën shqipe. Shkaku për ftesën e tyre është Festa kombëtare bullgare 3 mars, kurse organizatori – Ambasada bullgare në Tiranë. Ansambli i valleve “Vangeloff” do të japë tre koncerte: në orën 18.00 të datës 27 shkurt në Sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë, në Kukës koncerti do të jepet më datë 28 shkurt në orën 14.00 dhe në Berat më datë 2 mars në orën 18.00

10 vitet e fundit përpiqem të popullarizoj folklorin e pastër dhe autentik bullgar, duke përdorur të gjitha dijet dhe aftësitë e mia dhe duke shtuar dhe pak autorësi. Valltarët janë në mosha të ndryshme, me mentalitet, profesione dhe përvojë të ndryshme. Arti, të cilin do ta prezantojmë, është parë përmes prizmit tim dhe në të njëjtën kohë është i përshtatshëm për ta – si valltarë me aftësi dhe shkathtësi të ndryshme” – shpjegoi Rangell Vangellov – themeluesi, udhëheqësi artistik dhe koreografi i ansamblit.

Çdo gjë ka filluar në vitin 2009 kur koreografi i ri Rangel Vangellov me rreth 20 entuziastë u nis drejt botës së çuditshme të valles folklorike dhe ja se si pa e  kuptuar valltarët e rinj, të pushtuar nga magjia e folklorit, hodhën themelet e ansamblit të valleve “Vangeloff”.  Në një dekadë veprimtari artistike ata janë bërë shumë të njohur brenda vendit, në Bullgari, por edhe jashtë shtetit duke interpretuar folklorin bullgar në shumë vende të botës dhe duke marrë vlerësimet më të larta, si: Kinë, Rusi, Greqi, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni, Rumani, Turqi, Tajvan, Austri dhe tani edhe në Shqipëri. Tani në ansambël ka më shumë se 200 valltarë. Në përbërjen e tij janë përfshirë 2 grupe për fëmijë dhe 5 grupe valltarësh të rritur. “Secili grup ka repertorin, stilin dhe vizionin e vet. Kjo që i bashkon anëtarët e ansamblit, së bashku me miqësinë e vërtetë dhe shpirtin kolektiv, është identifikimi me kauzën: Të ruajmë dhe të popullarizojmë folklorin bullgar muzikor, gojor dhe të valleve” – pohon Rangell Vangelov.

Zgjedhja e këngëtarit Vasil Vasilev-Bazilio për koncertin e madh në Tiranë nuk është e rastit. Jeta dhe krijimtaria e tij janë lidhur me Shqipërinë – për herë të parë ai jep koncert në Tiranë në vitin 1989, pastaj ka një projekt të përbashkët me RTSH-në, incizon këngë dhe në gjuhën shqipe dhe një prej këtyre këngëve është përfshirë në programin e koncertit më 27 shkurt.

Kam pasur mundësi të komunikoj me shumë shqiptarë me pozita të ndryshme në shoqëri dhe gjithmonë më kanë bërë përshtypje zemrat e tyre të mëdha, traditat që i respektojnë, ata janë një popull luftëtar me njerëz të vërtetë” – tha në intervistën e tij për Radio Bullgarinë Vasil Vasilev-Bazilio.

Do të interpretoj një këngë të dashur bullgare “Në qoftë se ke dhënë” (të këngëtarit Emill Dimitrov), do të përshëndes të gjithë miqtë në sallë me këngën “Shqipëria, nëna ime” – shpjegoi Bazilio dhe shtoi: “Të gjithë bullgarët, të cilët jetojnë në Shqipëri – unë di se ata nuk janë pak, e duan shumë folklorin bullgar dhe në fakt pikërisht folklori është lidhja me traditat, me shpirtin bullgar. Prandaj repertori, të cilin do ta prezantoj në këtë koncert, është në bazë folklorike, me orkestrime pak më bashkëkohore. Do të ketë valle të mrekullueshme, kostume të mahnitshme, humor të mirë, do të përfshij një buqetë këngësh që janë shumë të gjalla, por nuk dua të zbuloj tërë programin – ata, të cilët duan do të vijnë më 27 shkurt në Sallën e Universitetit të Arteve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button