Koncesioni: Ruli kunder Rulit
Ish ministri i Energjetikës, Genc Ruli, një nga zyrtarët më të akuzuar nga opozita për korrupsion, së fundmi i vënë nën akuzë për shkelje të ligjit kur ndryshoi duke anashkaluar Kuvendin, pranoi se ka marrë vendim pa marrë konkluzionet përfundimtare nga jursitët nëse veprimi i tij ishte ligjor.
“Ministria është konsultuar në atë kohë me Ministrinë e Drejtësisë avokatin e shtetit në qoftë se për shtrirjen e investimeve dhe pas vitin 2009 duhej apo jo që kjo të kishte miratim edhe të instancave më të larta, flasim për qeverinë apo për parlamentin. Kjo ishte diçka që po studiohej dhe sigurisht vendimarrja i përkiste kohës në të cilën ajo do të mund të realizohej”, është shprehur Ruli.
Ai justifikohet se kontrata që ndryshoi vazhdonte të ishte efektive edhe pa miratimin e Kuvendit, pasi, sipas tij, parlamenti ishte i mbyllur.
“Në kuptimin që në muajin maj kemi ndërprerjen e parlamentit për fillimin e zgjedhjeve dhe unë mëgjithëse s’jam informuar, ndaj mendimin që Ministria e Ekonomisë e ka konkluduar tashmë këtë qëndrim dhe sigurisht do te ndjeke procedurat perkatese”, deklaroi Ruli.
Këtë deklaratë ish ministri i Ekonomisë e ka bërë sot në një deklaratë për shtyp, ku nuk i është përgjigjur asnjë pyetje nga gazetarët. Por zoti Ruli sikundër edhe një ditë më parë në kuvend, godet median që vëren parregullsi ligjore tepër të dyshimat të kryera prej tij.
“Përsa i përket atyre që gatuan në të vërtetë këtë akuzë do t’ju thoja se është e drejtë që fuqia e medias që ata zotërojnë të përdoret në funksion të asaj që është roli i medias, zbulimi i të vërtetës dhe investigimi. Por përdorimi i fuqisë së medias për t’u hakëmarrë ose për të shprehur mllefin ndaj personave që e kanë penguar këta pronarë në realizimin e interesave të tyre pasurore jo të ligjshme, është përkundrazi një abuzim dhe arbitraritet”, tha Ruli.
Zoti Ruli ka të drejtë. Mediat duhet të zbardhin dhe të jenë në shërbim të së vërtetës prandaj për hir të kësaj të vërtete pyesim sërish zotin Ruli se pse ndryshimi i konçesionit ishte emergjent dhe nuk u prit e para, siç e pranoi dhe vetë konsulta juridike dhe pse e quajti të vlefshëm kontratën pa pritur hapjn e sesionit të ri parlamentar.
Këto pyetje kanë mbetur ende pa përgjigje sikundër zoti Ruli ka bërë shpesh gjatë këtyre kohëve të fundit.