🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,664 ▼ -1.52% ETH $2,216 ▼ -0.79% XRP $1.3293 ▼ -1.37% SOL $82.2300 ▼ -2.53%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Konferenca e Ambasadorëve, MPJ: Ftesë të gjithë ambasadorëve që kryejnë aktualisht shërbimin diplomatik

mpj2Ministria e Punëve të Jashtme zhvillon nga nesër deri në datë 6 korrik, Konferencën e Ambasadorëve, ku janë të ftuar të gjithë diplomatët që përfaqësojnë vendin tonë në ambasadat e vendeve të Europës, Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qirjako Qirko, u ka dërguar një letër të gjithë ambasadorëve të vendit tonë ku i njofton që për katër ditë në javën e parë të korrikut do të zhvillohet Konferenca e Ambasadorëve. Në këtë letër ai kërkon marrjen e masave nga diplomatët që të jenë të pranishëm në Tiranë.

“Ju njoftojmë se, Ministria e Punëve të Jashtme është në fazën e përgatitjes së Konferencës së Ambasadorëve, e cila do të zhvillohet në Tiranë, në datat 4-7 korrik. Për sa më lart, lutem marrjen e masave për ndjekjen e konferencës gjatë datave të sipërpërmendura”, thuhet në letrën e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, drejtuar ambasadorëve”, thuhet në letër.

Ndërkohë sa i përket mungesës së ftesës për disa ambasadorë, dhe në veçanti për ambasadorin në Itali, Neritan Ceka, ambasadorin në Angli, Mal Berisha dhe ambasadorin në Bosnjë-Hercegovinë, Flamur Gashi, burime nga MPJ sqarojnë për ATSH-në se, MPJ ka ftuar të gjithë ambasadorët që aktualiasht kryejnë detyrën e tyre në përfaqësitë diplomatike të huaja, atyre që janë dekretuar nga Presidenti i Republikës, dhe që kanë nisur punë tyre, por ftesë u është dërguar edhe atyre, për të cilët është dërguar kërkesa për dekretim, por ende nuk e kanë marrë. Ndërsa ftesa nuk u është dërguar atyre që kanë përfunduar mandatin e tyre, si dhe atyre, të cilëve u është dërguar kërkesa për shkarkim.

Ndërsa, vijojnë të njëjtat burime, për tre ambasadorët në fjalë ka edhe shkelje të ligjit të shërbimit diplomatik, pasi gjatë shërbimit të tyre ata janë marrë edhe me aktivitete politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.