🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 94.66 ▼16.19%
ARI 4,874 ▲4.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $71,923 ▲ +4.25% ETH $2,241 ▲ +5.85% XRP $1.3736 ▲ +3.68% SOL $85.2500 ▲ +6.63%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.66 ▼16.19 % ARI 4,874 ▲4.04 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.66 ▼16.19 % ARI 4,874 ▲4.04 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
08 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Konferenca e Berlinit-Bushati: Moment i rëndësishëm për proceset integruese

Ministri-i-Jashtem-Ditmir-Bushati-320x213Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në një intervistë për televizionin Top-Channel, e shikon Konferencën e Ballkanit në Berlin si një moment të rëndësishëm dhe specifik për proceset integruese.

Duke u ndalur te platforma programatike e Presidentit të ri të BE-së, Jean Claude Junker, sipas të cilit në 5 vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim të BE-së, Bushati thekson edhe njëherë rëndësinë e kësaj konference për Ballkanin, në një kohë kur perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Europian për rrethana historike, politike dhe aspekte strukturore se si funksionojnë shoqëritë në Ballkan, do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë.

Sipas ministrit Bushati, Konferenca do të ndihmojë gjithashtu në shpalosjen e ideve për një strukturim akoma më të mirë të vendeve të Ballkanit. “Sot për sot, Ballkani, pavarësisht se dëshirojmë ta quajmë një rajon, nuk është i tillë. Të gjithë jemi koshientë që është më e lehtë të shkosh sot në Vjenë, në Mynih, në Romë, në Athinë apo Stamboll, se sa të shkosh në Sarajevë, Beograd, Shkup, Zagreb. Pra në këtë pikëpamje, të gjitha energjitë e Gjermanisë, aktorëve kryesorë dhe vendeve të rajonit janë për ta strukturuar më tej afrimin e Ballkanit me BE, duke e transformuar njëkohësisht edhe këtë në një rajon, në kuptimin e plotë të fjalës”, shprehet Bushati.

Daljen e pritshme të Kancelares Merkel me kryeministrin Rama, në konferencën për shtyp, ministri Ditmir Bushati e shikon si një përgjegjësi dhe jo triumf. Ai jep tre arsye për këtë zgjedhje të Merkel. “Shqipëria është një vend që mban Presidencën e radhës të iniciativës së Europës Juglindore dhe kryeministri Rama për pasojë është drejtues i kësaj iniciative. Së dyti, Shqipëria këtë vit mori statusin e vendit kandidat dhe përbën një lajm në raport me vendet e tjera në këtë proces. Së treti, Shqipëria është një vend i cili me rigorozitet, gjatë gjithë periudhës së krizës në Ukrainë i është përmbajtur vlerave europiane, duke njehsuar qëndrimet e saj në politikën e jashtme. Në këtë kontekst, është e logjikshme që të ketë një ndarje detyrash ndërmjet vendeve dhe një përcaktim luajal të rolit të secilit në këtë proces”, përfundoi intervistën ministri Bushati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.