Politika

Konferenca/ Serbi-Shqipëri, lëvizje vetëm me karta identiteti. Takimi i radhës në Ohër

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, së bashku me presidentin e Serbisë kanë arritur në një dokument të përbashkët që, ashtu siç u tha në konferencën e Novi Sadit, do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.
Presidenti Aleksandar Vuçiç theksoi se synimi është që qytetarët e Serbisë dhe Shqipërisë të kalojnë kufirin vetëm me kartë identiteti dhe kjo pritet të arrihet deri në vitin 2021.
“Dokumenti që do të shihni bazohet në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe shërbimeve, pasi qytetarët tanë meritojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi. Qëllimi ynë është që të krijojmë mundësinë që deri në fund të 2021 të kalohet kufiri vetëm me kartë identiteti. Kamionët në Ballkanin Perëndimor humbasin 26 milionë orë pritje”, ka deklaruar Vuçiçl.
Ndërsa kryeministri Rama njoftoi se në takimin e radhës midis tre shteteve, që do të zhvillohet më 10 nëntor, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, do të nënshkruhet një marrëveshje midis Ministrive të Arsimit të Shqipërisë dhe Serbisë, e cila ka vite që rri në pritje.
Një muaj më pas takimit të Ohrit, liderët do të mblidhen në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button