⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,722 ▲0.59%
DOW 52,387 ▲0.05%
NASDAQ 26,479 ▲1.18%
NAFTA 100.06 ▼1.67%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,769 ▲ +0.6% ETH $2,353 ▲ +1.22% XRP $1.3222 ▲ +1.91% SOL $101.1700 ▼ -0.24%
S&P 500 7,722 ▲0.59 % DOW 52,387 ▲0.05 % NASDAQ 26,479 ▲1.18 % NAFTA 100.06 ▼1.67 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,722 ▲0.59 % DOW 52,387 ▲0.05 % NASDAQ 26,479 ▲1.18 % NAFTA 100.06 ▼1.67 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Konflikti në Lindjen e Mesme rrit çmimet në Shqipëri – Tv Klan

Konflikti në Lindjen e Mesme ka ndikuar në rritjen e çmimeve të disa produkteve edhe në vendin tonë.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2026 ishte 2,8%, nga 2,3% qe ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Instituti i Statistikave bën të ditur se rritja vjetore e çmimeve në Prill të këtij viti u ndikua kryesisht nga grupi “Transporti” me 8,5%, pasuar nga “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 4,7%, me 4.1% “Sigurime dhe shërbime financiare”, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 3,7%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi“ me 2,8% secili, ndërsa poshtë këtij pragu grupet e tjera.

Ndërsa krahasuar me muajin Mars të këtij viti rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 1,0%, pasuar nga grupet “Argëtim, sport dhe kulturë” me 0,9%, “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0,8%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7%, “Restorante dhe shërbime akomodimi“me 0,5%.

Ndërsa çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,2% nënvizon INSTAT në raportin më të fundit të Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

TABELA

INSTAT, INDEKSI I ÇMIMEVE TE KONSUMIT, PRILL 2026

“Transporti” me 8,5%

“Qira, ujë, energji elektrike, gaz e karburante të tjera” me 4,7%

“Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,1%

“Argëtim, sport dhe kulturë” me 3,7%

“Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,8%

“Restorante dhe shërbime akomodimi” 2,8%

“Pije alkoolike dhe duhan” me 2,7%

Klan News

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.