Në skenën e Universitetit të Arteve është mbydhur sonte Konkursi Ndërkombëtar i Dirigjentëve, ku pas vendimit te juris u ngjitën në skenë 3 finalistët të cilët ishin pjesë e Finales së Madhe në Sallën e Universitetit të Arteve. Ata interpretuar me orkestrën e radiotelevizionit Shqiptar.
Tre finalistët ishin Endrju Jon Coi, nga Korea e Jugut, Ju Que nga Kina dhe Deliana Lazarova nga Bullgaria.
Të ardhur nga vende, shkolla dhe eksperienca të ndryshme ata sollën njëkohësisht edhe më shumë larmi në këtë konkurs, pse jo duke e vënë dhe jurinë në vështirësi përsa i përket vlerësimit të tyre. Vlen për tu theksuar impenjimi i konkurrentëve për të sjellë veprat jo në një format klasik, por duke futur dhe shpirtin e tyre artistik.
Të tre dirigjentët kanë drejtuar sonte përsëri orkestrën e RTSH me 2 vepra. Fillimisht spikat “Uvertura Festive” e kompozitorit të mirënjohur shqiptar, Nikolla Zoraqi, në kujtesë të të cilit mbahet edhe ky Konkurs Ndërkombëtar. Më pas secili prej tyre ka drejtuar nga një kohë nga sinfonitë e ndryshme të kompozitorëve të famshëm botërorë si Dvorzhak, Brams dhe Shuman.
Në fund të interpretimeve juria është ngjitur në skenë dhe në emër të tyre kompozitori Zhani Ciko ka shpallur fitiesit. Fitues i Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve është shpallur dirigjentja Deliana Lazarova nga Bullgaria. Në vendin e dyte u shpallën dy derigjentët Endrju Jon Coi, nga Korea e Jugut, Ju Que nga Kina.
Fituesja bullgare e vendit të parë Deliana Lazarova do të ketë mundësinë e artë për të drejtuar orkestra me emër në Hungari, Norvegji, Itali, por njëkohësisht do të jetë pjesë edhe e programit të stinës koncertore të Orkestrës së RTSH. Mundësi mjaft të mira janë rezevuar edhe për 2 finalistët e tjerë. Ata do të sigurojnë koncerte në skenën shqiptare, por dhe me orkestra me emër në Europe dhe Botë.
Në Konkursin Ndërkombëtar të Dirigjentëve, morën pjesë 75 dirigjentë nga 35 vende të botës, të cilët u pëzgjodhën nga 200 aplikime. Kryetari e kësaj jurie ishte Z.Zhani Ciko-Mjeshtër i Madh, kurse antarë Vittorio Parisi-Dirigjent, Docent në Konservatorin G.Verdi, Milano; Bernt Bauge-Menaxher i Filarmonisë së Bergen; Gyorgy Igric-Drejtor Artistik i Orkestrës Sinfonike të Radios, Hungari dhe Maurizio Cocciolito-Drejtor Artistik I Sousti Aquilani.
Konkursi Ndërkombëtar i Dirigjeneteve u organizua për herë të parë në vendin tonë nga Radiotelevizioni Publik në Shqipëri dhe NRTA Conducting Competition. Agjensia “Classics Management” ka si qëllim promovimin e artistëve të rinj dhe mundësinë që ata të jenë pjesë elitës muzikore. Njëkohësisht kjo agjensi zhvillon masterklase, organizon koncerte, turne si dhe vë në skenë vepra të ndryshme me orkestra ndërkombëtare. Konkursi ndërkombëtar i dirigjentëve, ka filluar të egzistojë në vitin 2015, si një projekt ambicioz me Orkestren Sinfonike hungareze MAV. Rrugëtimi artistik përfshiu disa shtete me traditë në muzikën klasike, si Italia, Franca, Hungaria, por edhe të tjera shtete si Greqia apo Kazakistani.
Po kush është Deliana Lazarova, fituesja e Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve. Deliana Lazarova ka lindur në Bullgari, një artiste e re me një karrierë të shpejtë ndërkombëtare. Znj.Lazarova është dy herë fituese në 2017 dhe 2018, në Santa Cruz, Kaliforni; ka interpretuar Londër në vitin 2018. Ka dirigjuar orkestra prestigjioze në Evropë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Ajo ka punuar dhe studiuar në master classes me artistë të tillë si Bernard Haitink, Paavo Jarvi, Leonard Slatkin, Larry Rachleff dhe Cristian Macelaru.