☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 91.81 ▲1.54%
ARI 4,198 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $83,800 ▼ -0.11% ETH $2,694 ▲ +0.04% XRP $1.4891 ▼ -1.62% SOL $117.7500 ▼ -1.7%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 91.81 ▲1.54 % ARI 4,198 ▲0.28 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 91.81 ▲1.54 % ARI 4,198 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Politika

Konkursi për “Tirana Fountain Tower”, Rama: Jemi praktikisht në një kohë ku nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha! P

Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e pesë projekteve të përzgjedhura në kuadër të konkursit ndërkombëtar për “Tirana Fountain Tower”.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se projekti synon të sjellë një rikonceptim të zonës së njohur si Tajvani, duke theksuar se bëhet fjalë për një investim të sipërmarrjes private në një pronë private.

Sipas Ramës, përmes konkursit ndërkombëtar synohet që projektimi i kullës dhe rikonceptimi i zonës t’u besohen profesionistëve me eksperiencë në arkitekturë dhe planifikim urban.

“Sot ne rikthemi të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë kur vjen puna te zhvillimi i projekteve me rëndësi të veçantë, të cilat tani prej vitesh, ua besojmë profesionistëve me profile dhe me karriera të veçanta në fushën e planifikimit, në fushën e projektimit arkitektonik dhe të ndërtimit të objekteve që kanë një impakt me rëndësi për qytetet tone, një impakt me rëndësi për zona të caktuara ku lidhen bashkë zhvillimi individual i një prone me zhvillimin më tërësor të një komunitetit apo të vendit.

Jemi praktikisht në një kohë ku nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha.

Ky është një projekt i sipërmarrjes private në një pronë private, është një projekt, që për arsye që zhvillohet në zemër të parkut, brenda perimetrit të pronës private, aty ku aktualisht jemi në kushte që duhet rindërtuar, por nga ana tjetër ndërtimi do ketë impakt në të gjithë hapësirën përreth.

Po zhvillojmë një konkurs ndërkombëtar duke ia besuar në radhë të parë një mundësie zgjedhje të gjerë vendimin për cila do jetë mënyre se si do ri konceptohet dhe rizhvillohet Taiwan.”, tha Rama.

Kryeministri e mbylli fjalimin e tij me një deklaratë në anglisht, ku u shpreh se:

“Po punojmë për një të ardhme më të mirë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.