☁️
Tiranë 10°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.06 ▲1.93%
ARI 4,517 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,563 ▼ -0.84% ETH $2,141 ▼ -1.42% XRP $1.3967 ▼ -1.71% SOL $90.0200 ▼ -2.65%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.06 ▲1.93 % ARI 4,517 ▼0.78 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.06 ▲1.93 % ARI 4,517 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Konstituohet Kuvendi i Malit të Zi, pa prezencën e Gjukanoviçit

Në seancë nuk mori pjesë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Pas verifikimit të mandateve të deputetëve të përbërjes së re të kuvendit, kryesuesi, Miodrag Lekiç tha ndër të tjera, se për herë të parë ka pasur një ndryshim të qeverisë dhe transferim paqësor të pushtetit. Ai tha se nuk do të ketë asnjë revanshizëm në lidhje me qeverinë e mëparshme dhe këmbënguli në dinjitetin dhe pavarësinë e kuvendit si institucion.

“Qeveria e re nuk duhet të mbështesë legjitimitetin e saj në mohimin e gjithçkaje që është bërë më parë. Si rezultat, kjo duhet të pranohet. Gjërat negative, dhe kam frikë se kishte më shumë, kërkojnë një ndërprerje radikale. Pra, nuk do të ketë revanshizëm, por do të ketë realizime të kapitujve 23 dhe 24 (kapitujt i referohen shtetit të së drejtës)”, tha Lekiç i cili drejtoi seancën si deputeti më i vjetër i parlamentit.

Shumica parlamentare përbëhet nga tre koalicione: “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” i udhëhequr nga Zdravko Krivokapiç, që fitoi 27 vende, koalicioni “Paqja është kombi ynë” i udhëhequr nga Aleksa Beçiç, me dhjetë vende dhe koalicioni “E zeza mbi të bardhë” i udhëhequr Lëvizja qytetare, Dritan Abazoviç me katër vende.

Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Milo Gjukanoviç, ka fituar 30 vende në përbërjen e re të parlamentit.

Partia Boshnjake dhe Social-Demokratët fituan nga tri vende secila, Partia Socialdemokrate dy, dhe nga një vend në parlament e kanë fituar: Lista Shqiptare “Nik Gjeloshaj-Genci Nimanbegu” dhe koalicioni “Bashkë një za”.

Seancës konstituive të Kuvendit i parapriu një përpjekje për të arritur një marrëveshje midis përfaqësuesve të tre koalicioneve dhe drejtuesve të subjekteve politike të shumicës së re parlamentare, mbi mandatarin dhe përbërjen e qeverisë dhe ndarjen e ministrive.

Negociatat që u zhvilluan më 22 shtator, në manastirin e Ostrogut me ndërmjetësimin e Peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije, sipas pretendimeve të disa pjesëmarrësve, përfunduan pa rezultat.

Më parë krerët e tre koalicioneve fituese të zgjedhjeve kanë bërë publike parimet për formimin e Qeverisë së ardhshme të Malit të Zi.

Liderët e tri subjekteve politike të koalicionit opozitar kanë thënë se qeverisja e tyre do të përfshijë edhe bashkëpunimin me aleancën e NATO-s, mosvënien në diskutim të njohjes së Kosovës dhe se do të përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të simboleve shtetërore të Malit të Zi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.