Konsullatë apo Zyrë Patronazhimi?

Gjatë takimit me nje grup shqiptarësh në Michigan, KM Rama njoftoi hapjen e nje konsullate shqiptare këtu. Nuk jam kundër institucioneve që i shërbejnë diasporës, por kam disa mendime për institucionet që hapen pa shpjeguar qartë pse duhen dhe çfarë do të bëjnë
Dhe pyetja e parë është pikërisht kjo, pse tani?
Komuniteti shqiptar në Michigan ka më shumë se dy dekada që kërkon një prani konsullore., edhe pse zyrtarisht kjo u bë nepermjet marrjes dhe bashkengjitjes se mijera firmave nga shoqata komunitare “Beso te Diaspora”.
Pra, cfarë ndryshoi sot? Çfarë nevoje u bë papritur kaq urgjente sa të detyrojë qeverinë shqiptare të hapë një zyre të re në Detroit?
Pyetja bëhet edhe më interesante në një kohë kur qeveria shqiptare e paraqet dixhiitalizimin si një nga arritjet e saj më të mëdha dhe promovon madje edhe një “ministre dixhitale”, Diellën.
Nëse shteti po bëhet gjithnjë e më dixhital, atëherë çfarë do të bëjë konkretisht kjo konsullatë? Çfarë shërbimesh do të ofrojë që nuk mund të ofrohen online? Sa qytetarë do të shërbejë? Sa punonjës do të ketë? Cili është justifikimi administrativ dhe financiar për ekzistencën e saj?
Në epokën e inteligjencës artificiale, të identitetit elektronik dhe të shërbimeve online, hapja e një zyre fizike nuk justifikohet me nostalgjinë e një kërkese të vjetër. Duhet të justifikohet me një nevojë reale dhe të matshme.
Por ekziston edhe një shqetësim tjetër, më politik dhe ndoshta më serioz.
Shpresoj që kjo konsullatë të mos kthehet në një zyrë patronazhimi, në një pikë organizimi politik apo në një instrument për të ushtruar ndikim mbi një komunitet që historikisht ka ruajtur pavarësinë e tij politike dhe institucionale.
Konsullata, nese se do te hapet ndonjehere (gje per te cilen dyshoj), duhet të jetë shtëpia administrative e çdo shqiptari, pavarësisht bindjeve të tij, jo seli informale e pushtetit te rradhes.
Në vend te mbylljes:
Nëse konsullata hapet për t’i shërbyer komunitetit është e mirëpritur, por një konsullatë që hapet kontrolluar apo përdorur politikisht komunitetin, nuk quhet “konsullatë”.
Ndaj shqiptarët e Michiganit kanë të drejtë te pyesin që sot, jo pasi dera të jetë hapur:
Po hapet një zyrë për ne, apo një zyrë mbi ne?
Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.