☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,150 ▲ +0.16% ETH $2,692 ▼ -0.15% XRP $1.5503 ▼ -1.96% SOL $121.8100 ▲ +0.89%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Bota

OKB – Takim Lavrov-Wadephul në Nju Jork

NJU JORK, 26 shtator /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul u takua sot në Nju Jork me homologun e tij rus Sergei Lavrov, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ky ishte takimi i parë dypalësh në nivel ministrash të Jashtëm mes Gjermanisë dhe Rusisë prej disa vitesh.

Takimi u zhvillua në një sallë të siguruar nga pala ruse brenda selisë së Kombeve të Bashkuara.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, takimi ishte kërkuar nga pala gjermane.

Ky është kontakti i parë zyrtar në këtë nivel që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës në vitin 2022.

Gjatë kësaj periudhe, përfaqësues gjermanë dhe rusë kanë marrë pjesë së bashku në takime të ndryshme ndërkombëtare, por nuk kishte pasur bisedime të drejtpërdrejta mes ministrave të Jashtëm të dy vendeve.

Takimi në Nju Jork zhvillohet në një moment kur po vazhdojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Konflikti ka mbetur pika kryesore e tensioneve mes Rusisë dhe Gjermanisë, si dhe mes Moskës dhe vendeve të tjera perëndimore.

Wadephul dhe Lavrov ndodhen në Nju Jork për të marrë pjesë në Debatin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ku marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë nga shumë vende të botës.

Deri në momentin e raportimit nuk ishin bërë të ditura hollësi të plota mbi temat konkrete të diskutuara gjatë takimit.

Nuk ishte gjithashtu e qartë nëse bisedimet u përqendruan vetëm te lufta në Ukrainë apo prekën edhe çështje të tjera në marrëdhëniet gjermano-ruse.

Takimi përfaqëson një kontakt të rëndësishëm diplomatik pas një periudhe të gjatë pa komunikim të drejtpërdrejtë në nivel ministrash të Jashtëm.

Ai u zhvillua në kuadër të kontakteve diplomatike në Nju Jork gjatë javës së nivelit të lartë të OKB-së. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.