☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,152 ▲ +0.17% ETH $2,694 ▲ +-0% XRP $1.5483 ▼ -1.81% SOL $121.6800 ▲ +0.13%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Kronika

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit

Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç është gjetur i varur me litar në mjediset e dusheve në burgun e Reçit.

49-vjeçari nuk ka folur me askënd lidhur me këtë veprim duke zgjedhur që t’i japë fund jetës. Agron Llapushi i lindur në fshatin Holtas dhe banues në Çekin të Gramshit, në vitin 2015 vrau bashkëshorten e tij Alketa Llapushi.

Sapo u kthye nga emigrimi në Greqi, asokohe 39 vjeç Llapushi në një arë në Gramsh mbyti bashkëshorten me duar dhe litar duke e lënë të vdekur në vend.

Çifti në fjalë janë prindër të dy fëmijëve që sot janë 20 dhe 19 vjeç ndërsa asokohe ishin ende të vegjël.

Agron Llapushi nuk kishte takime me familjar apo të afërm. Ka patur vetëm një takim në vitin 2023, 8 vite pasi është dënuar dhe një tjetër në vitin 2025. Gjatë gjithë periudhës tjetër, askush nuk e ka takuar 49-vjeçarin.

Pas ngjarjes së rëndë, Agron Llapushi u dorëzua në polici dhe pranoi krimin e rëndë të kryer.

Prokuroria për Krime të Rënda asokohe kërkoi burg përjetë për shtetasin Agron Llapushi por Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e dënoi me 24 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal. Vendimi mori formë të prerë me datë 10.12.2015 ndërsa ishte arrestuar 8 muaj më parë, me datë 01.04.2015.

Rrëfimi i të dënuarit Agron Llapushi pas ngjarjes

Vetë i dënuari që i dha fund jetës, pranoi krimin dhe theksoi se ngjarja erdhi si pasojë e debateve për gjendjen e vështirë ekonomike.

“Jam martuar me Alketa Llapushin që nga viti 2001 dhe kemi dy fëmijë të moshës 10 dhe 9 vjeç.

Në lidhje me ngjarjen dua të deklaroj se kam vite që punoj si emigrant në Greqi në qytetin e Verias.

Para një viti unë kam pasur çrregullime mendore dhe kam kaluar në depresion, ku në disa raste me ka vajtur mendja të vrisja veten. Po kështu para një viti kam bërë një vizitë tek një psikolog në Elbasan me emrin Enrik.

Unë kam 4 ditë që kam ardhur nga Greqia dhe në fshatin ku unë banoj në Çekin jam në kushte të vështira ekonomike, ku unë jetoj bashkë me nusen time dhe dy fëmijët në një dhomë të vetme.

Sot unë kam shkuar në mëngjes për të punuar në një tokë larg shtëpisë në vendin e quajtur “Mhalla e Lepurit ” dhe atje në punë e sipër jam konfliktuar me Alketën, dhe gjatë konfliktit unë e kam shtrënguar me duar në fyt derisa ajo ka humbur ndjenjat.

Pas kësaj kam shkuar në shtëpi dhe kam lajmëruar me telefon vëllain tim Alfredin dhe me pas kam shkuar dhe jam dorëzuar në polici. Marrëdhëniet në përgjithësi me Alketën, i kam pasur të mira nuk kemi pasur probleme. As vetë nuk e di si ndodhi… “

Ekspertiza psikiatrike

Për të provuar se Agron Llapushi ishte mirë mendërisht në momentin kur mbyti gruan me duar dhe më pas i shtrëngoi litarin në qafë, prokuroria urdhëroi që ti kryhej një ekspertizë psikiatrike. Konkretisht, akti i ekspertimit psikiatriko-ligjor nr.194 datë 16.06.2015 mbi ekzaminimin e shtetasit Agron Llapushi.

Mjekët psikiatër i janë përgjigjur pyetjeve nëse i pandehuri vuan nga ndonjë turbullim psikik apo neuropsikik në kohën e kryerjes së veprës penale dhe nëse ai vuan, a ka ndikuar kjo në prishjen e ekuilibrit të tij mendor duke e bërë atë të papërgjegjshëm para ligjit?

Ato kanë arritur në konkluzionin se ai nuk vuan nga ndonjë sëmundje (turbullim) psikike a neuropsike.

Simptomat për të cilat ai pretendon se është kuruar nuk plotësojnë kriteret diagnostike për sëmundje madhore mendore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.