☁️
Tiranë 16°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,708 ▼0.46%
DOW 52,242 ▼0.45%
NASDAQ 26,169 ▼1.43%
NAFTA 101.85 ▼0.9%
ARI 4,033 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,094 ▲ +0.54% ETH $2,351 ▲ +0.63% XRP $1.2977 ▼ -1.26% SOL $101.6900 ▲ +0.52%
S&P 500 7,708 ▼0.46 % DOW 52,242 ▼0.45 % NASDAQ 26,169 ▼1.43 % NAFTA 101.85 ▼0.9 % ARI 4,033 ▼0.45 % S&P 500 7,708 ▼0.46 % DOW 52,242 ▼0.45 % NASDAQ 26,169 ▼1.43 % NAFTA 101.85 ▼0.9 % ARI 4,033 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Kontabilistët kundër vendosjes të TVSH-së te shitja e apartamenteve; Dhamo: Do të rrisë më tepër çmimet

Vendosja 20% e TVSH-së në shitjen e apartamenteve pritet të sjellë tjetër shtrenjtim të çmimeve.

Pas ndërtuesve edhe kontabilistët janë kundër vendosjes të TVSH-së në shitje, e parashikuar në strategjinë afatmesme të ardhurave për periudhën 2022-2026.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo pohon për Monitor se aktualisht ndërtuesit ose blerësit paguajnë taksën e transferimit të pasurisë 1,000 lekë/m2 katror për ndërtimet e reja.

“Fillimisht TVSH-ja te shitja e apartamenteve nuk duhet të miratohet. Nëse qeveria vendos miratimin e TVSH-së, fillimisht duhet të shfuqizojë taksën mbi të drejtën e kalimit të pronësisë për pasuritë e paluajtshme. Niveli i kësaj takse për ndërtesat e banimit në Tiranë dhe Durrës është 1,000 lekë/m2. Tek ndërtuesi kur blen një apartament të ri kjo taksë llogaritet në çmimin e shitjes të pronës. Nëse nuk llogaritet në çmimin e shitjes nga ndërtuesi, paguhet nga blerësi, përpara regjistrimit të apartamentit në hipotekë. Vendosja e një takse tjetër për ndërtimin do të ndikojë në rritjen edhe më tepër të çmimeve të apartamenteve”, pohon ai.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo thekson se sektori i ndërtimit është shumë i ngarkuar me taksa dhe vendosja e TVSh-së do të rriste akoma më shumë kostot. “Ne jemi kundër vendosjes të kësaj takse. Por siç e theksova edhe më parë nëse do të diskutohet vendosja e TVSH-së në shitje, duhet të shfuqizohet taksa e transferimit të pasurisë dhe niveli i saj nuk duhet të jetë 20%, por 3%”.

Më herët edhe Arben Dervishi, sekretari i Shoqatës të Ndërtuesve pohoi se vendosja e TVSH-së do të rrisë kostot e ndërtimit, ndërtuesit janë të ngarkuar me shumë taksa, për rrjedhojë edhe shtrenjtimin e çmimeve. Sipas tij për zhvillimin e një ndërtimi fillimisht paguhet 1% të çmimit kur kryen aplikimin e lejes, 8% në momentin e marrjes të lejes, 3% taksë për të pastrehët, taksa e infrastrukturës si dhe 40-45% arrijnë pagesat e truallit. Në disa raste pagesat për pronarin e tokës (kur është i vetëm) arrijnë edhe 50 deri 60%.

Vjet çmimet e apartamenteve të reja brenda unazës u rritën 10% krahasuar me 2020. Në zonat, si: Ish blloku, Myslym Shyri, rruga “Bardhyl” rritja e çmimeve varionte nga 15 deri 20%. Brenda vijës të verdhë të ndërtimit sipas agjencive imobilare apartamentet e reja nuk ofronin çmime më të ulëta se 1500 euro/m2, ndërsa te periferitë si nuk u shiten më shtëpi banimi me çmime nën 900 euro/m2. Vitin e kaluar sipas ndërtuesve u shtua kërkesa për blerje në fazën e hershme të ndërtimit. Sakaq në të gjitha kullat që po ngrihen në kryeqytet, apartamentet po shiten me çmime nga 3,000 deri në 4,000 euro për metër katror.

Vendosja e TVSH-së në ndërtim pritet të bëhet në kuadër të strategjisë afatmesme të të ardhurave, bazuar në rekomandimet e FMN-së. Ministria e Financave njoftoi dy javë më parë nisjen e konsultimeve me biznesin, por ditën e djeshme çoi një email ku specifikonte se ato do të shtyhen në një moment të dytë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.