☁️
Tiranë 28°C · Vranët 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $80,536 ▼ -0.94% ETH $2,583 ▼ -2.05% XRP $1.3884 ▼ -1.54% SOL $108.5700 ▼ -2.78%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Kronika

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër, pasi akuzohen për kontrabandë mallrash nga Greqia. Të arrestuarit, 43-vjeçarët O. L. dhe M. D., të dy banues në Tiranë, u kapën në flagrancë në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, teksa transportonin me autobus mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.

Gjatë kontrollit të autobusit, policia gjeti të fshehura në ambiente të mbyllura 100 steka me cigare dhe 22 695 euro, ndërsa në bagazh u gjetën produkte të ndryshme deti dhe mishi, produkte bulmeti, medikamente, si dhe 13 thasë me veshje të markave të ndryshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallrat, autobusi dhe një aparat celular.

Sipas policisë, dy personat dyshohet se janë përfshirë në veprimtari të kontrabandës së mallrave, mosdeklarimit në kufi të parave dhe sendeve me vlerë, fshehjes së të ardhurave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.