Identifikohet viktima e atentatit me armë zjarri në Sarandë, dyshohet se u qëllua nga 2 persona me motor
Artan Myrtaj, 44 vjeç, është vrarë me armë zjarri paraditen e së dielës në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa Myrtaj ka mbetur i vdekur në vend. Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët lëviznin me motor dhe mbanin skafandra.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore.
Artan Myrtaj rezulton të jetë arrestuar në vitin 2025, pasi ishte proceduar për përkrahje të autorit, në lidhje me një rast plagosjeje të ndodhur në Sarandë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.